• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aktiviteti në Libohovë, Mirela Kumbaro ‘nxjerr blof’ Tritan Shehun

06/06/2017
Aktiviteti në Libohovë, Mirela Kumbaro ‘nxjerr blof’ Tritan Shehun

Ministria e Kulturës ka reaguar përmes një deklarate lidhur me pretendimin e Tritan Shehut, kandidatit për deputet të PD-së në qarkun Gjirokastër. Ai thoshte se ministrja Kumbaro po përdor një aktivitet në Libohovë për qëllime elektorale. Ndërkohë në deklaratën e Ministrisë së Kulturës thuhet se: “Akitiviteti për të cilin shqetesohet kandidati është në fakt pjesë e një serie eventesh të miratuara prej shumë kohësh nga administrata e Ministrisë së Kulturës dhe e publikuar në faqen e saj zyrtare me qëllim njohjen dhe ndjekjen e ketyre eventeve nga qytetarët vendas dhe të huaj.

Më poshtë deklarata e plotë i Ministrisë së Kulturës:

Ministria e Kulturës është venë në dijeni nga mediat mbi shqetësimin e z. Tritan Shehu në lidhje me aktivitetet e këtij institucioni. Sqarojme se aktivitetet e Ministrisë së Kulturës në përmbushje të funksioneve të saj për nxitjen, promovimin dhe mbrojtjen e artit kulturës dhe trashëgimisë kulturore, pëfshirë edhe trashëgiminë kulturore jomateriale, vijojnë rregullisht dhe me ritem, pavarësisht aktiviteteve parazgjedhore të kandidatëve për deputet në Parlamentin e Shqipërisë, sidomos në këtë periudhë të vitit e cila përkon edhe me çeljen e sezoneve turistike të qyteteve të ndryshme.

 Mbrojtja e trashëgimisë jomateriale është një çeshtje serioze për ne jo vetëm sepse realizojmë detyrimet me karakter ndërkombëtar të Konventave të UNESCO-s por edhe sepse vlerat që ato mbartin janë sa unikale aq edhe promovuese të traditës. Akitiviteti për të cilin shqetesohet kandidati është në fakt pjesë e një serie eventesh të miratuara prej shumë kohësh nga administrata e Ministrisë së Kulturës dhe e publikuar në faqen e saj zyrtare me qëllim njohjen dhe ndjekjen e ketyre eventeve nga qytetarët vendas dhe të huaj.

Ministria e Kultures fton me kënaqësi artdashësit, promovuesit e vlerave të traditës si dhe kandidatët për deputet  të ndjekin faqen tonë dhe të marrin pjesë në aktivitetet tona të shumta sidomos ato që zhvillohen në qytetet e mbrojtura nga UNESCO  ku Gjirokastra është njeri prej tyre.  

Në mbështetje të sa më sipër dhe për transparence për publikun  informojmë se  Ministria e Kulturës në muajin dhjetor të çdo viti shpall thirrjet për mbështetje të projekteve artistike në fushën e artit dhe trashëgimisë kulturore, përfshirë trashëgiminë jomateriale. Për vitin 2017 kjo thirrje është mbyllur në 15 janar 2017 dhe  me Urdhër nr. 74, datë 20.02.2017 të Ministrit të Kulturës  është miratuar  mbështetja financiare  për projektet si më poshtë të cilat zhvillohen nga subjektet private aplikuese  dhe mbështeten nga Ministria e Kulturës si një prej mbështetësve të aktivitetit.  Siç  mund të shihet nga lista më poshtë aktiviteti i përmendur nga z. Shehu, është një aktivitet  i propozuar nga nje subjekt privat, operator i zonës, dhe mbeshtetur nga Ministria e Kulturës ashtu siç janë mbështetur aktivitete të trashegimisë jomateriale ndër vite si „Logu i Bjeshkeve“, Festivali Multikulturor i Permetit, Fesrtivalet e Kulinarise te shume zonave te Shqiperise,  Atelieja e Valleve Popullore, Kreativiteti i popullit në kostumografi ,“Rikthim i traditës së punimeve të leshit në Antigone”, Festivale Folklorike te te gjitha qyteteve si dhe Festivali Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës si dhe Festivali Folklorik Kombëtare të Fëmijëve në Gjirokastër, etj.

Per te patur nje ide sa me te plote te aktiviteteve te zhvilluara nder vite po ju njohim me kalendaret e aktiviteteve si me poshte te linku http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/njoftime/deklarate&page=1

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

ZYRTARE/ Panathinaikos shpenzoi 1 milion euro në Angli, ylli i Shqipërisë U-21 ndryshon ekip

17/09/2026
Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al