Kandidati për deputet i PD-së në qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, ka zhvilluar një takim në manastirin e fshatit Pepel.
Ai shoqërohej edhe nga kandidati tjetër, Kosta Barka.
Të dy kanë marrë pjesë në ceremoninë për Ditën e Frymës së Shenjtë, një ngjarje e rëndësishme për besimtarët ortodoksë në Dropull.
Siç shihet nga fotot që Shehu ka publikuar në Facebook, ai është takuar edhe me priftin e manastirit.
Por ka qenë një takim ndryshe nga ata që bëhen zakonisht me klerikët ortodoksë. Tradita fetare e do që priftit t’i puthet dora, ndërsa Tritan Shehu e ka përqafuar. Në një foto tjetër thjesht sa i ka dhënë dorën.
/Libohova Online/