• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi me shkrimtarët: Emrat më të mëdhenj të letërsisë botërore në shtëpitë e vjetra gjirokastrite

07/06/2017
Çuçi me shkrimtarët: Emrat më të mëdhenj të letërsisë botërore në shtëpitë e vjetra  gjirokastrite

Kandidati i PS në Gjirokastër Bledi Çuçi zhvilloi një takim me grupe artistësh dhe shkrimtarësh, ku iu prezantoi me disa nga risitë e programit për kulturën dhe trashëgiminë në qytet. Çuçi u shpreh se investimet prej 40 milionë euro të bëra në Gjirokastër kanë nxjerrë në dukje trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të saj.

“Në 44 muaj, vetëm Gjirokastra ka përfituar 40 milionë euro investime, duke nisur nga Viroi, shëtitorja, rruga, shtëpia e Kadaresë, pjesa e qafës së Pazarit, pjesa e rehabilitim të fasadave të Gjirokastrës “së shëmtuar”, pjesa e lyerjes me ngjyrë që të zbehë pak dominancen dhe të dalë në pah pjesa e vjetër e Gjirokastrës, vlera e vërete e Gjirokastrës.” Më tej, ai deklaroi se këto projekte do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në numrin e turistëve dhe do t’a shndërrojnë Gjirokastrën në destinacionin kryesor turistik në Shqipëri.

“Jam gati të vë bast me këdo, që Gjirokastra brenda 2-3 viteve do e lërë mbrapa Korçën sa i përket ofertës, numrit të turizmit dhe mobilitetit që do ketë brenda jo vetëm këta turistë të huaj, por brenda për numrin e turistëve që do vijnë për të kaluar një ëeekend.”

Një nga projektet më interesante për qytetin e Gjirokastrës do të jetë ai i restaurimit të shtëpive karakteristike të qytetit, duke i emërtuar sipas shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë botërore. Këto shtëpi do të vihen në dispozicion të shkrimtarëve dhe artistëve të rinj me synim stimulimin e krijimtarisë dhe promovimin turistik.

“Kemi një projekt shumë interesant, do marrim shtëpi të vjetra gjirokastrite, karakteristike, do investojmë dhe do japim paratë nga qeveria, sepse Bashkia nuk mund ta ketë fuqinë për ta bërë këtë dhe do i vemë emra shkrimtarësh, psh shtëpia Marquez. Meqe kemi Kadarenë, nuk do e lëmë vetëm, por do e rrethojmë me gjigandët botërore të letrave, dhe do i kthejmë në koloni artistësh. Psh një shkrimtari do t’I jepet një shtëpi pa qera për të bërë krijimtari dhe e gjithë kjo kthehet në një pol shumë interesant për të thithur vëmendjen e turistëve. Projekti është gati dhe mandatin tjetër zgjedhim shtëpitë.“

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

4 humbje në 4 ndeshje, Tottenham mendon shkarkimin e Tudor

4 humbje në 4 ndeshje, Tottenham mendon shkarkimin e Tudor

12/03/2026
Stenaldo-Rogertit: Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?

Stenaldo-Rogertit: Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al