Një efektiv i Forcave të Armatosura, i dislokuar në Afganistan, ka humbur jetën. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Xhevair Iljazi, komando i batalionit 2 në Herat. Majori ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.
Njoftimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtje:
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40, ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH.J. Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ministri i Mbrotjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do të vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushullimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.