Policia e Gjirokastrës është vënë në kërkim të një shtetasi nga Këlcyra i cili është larguar nga banesa pa dijeninë e familjarëve. Këta të fundit bënë denoncim në polici dhe thonë se që prej datës 15 janar s’kanë informacion për të afërmin e tyre.
Njoftimi
Më datë 19.01.2021, janë paraqitur në Postën e Policisë Këlcyrë, familjarët e shtetasit S. S., 60 vjeç, banues në fshatin Tolar, Këlcyrë, të cilët kanë deklaruar se që prej datës 15.01.2021, shtetasi S. S. është larguar dhe familjarët nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e tij. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e shtetasit.Shtetasi i mësipërm herën e fundit është parë në fshatin Hundkuq, Gjirokastër. Ju lutem nëqofte se na ndihmoni me transmetimin e fotos për gjetjen shtetasit të mësipërm, qytetarët që mund ta shohin të telefonojnë në numrin pa pagesë të Policisë 129. Falemindeit!