• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lubonja tregon bisedën me Donald Lu: Sa vjet do vëmë bashkë bast që kjo drejtësi nuk do funksionojë?

25/01/2021
“Vendet e tjera kanë mafian e tyre”/ Lubonja: Në Shqipëri e kundërta, mafia ka shtetin e vet

Një debat mes analistëve Fatos Lubonja dhe Arjan Vasjari për çështjen e drejtësisë duke iu referuar përgjimeve dhe dosjes së antimafias italiane ku përmendet dhe Shqipëria.

Lubonja tha në “Real Story” në News24 se drejtësia shqiptare duhet të fillojë të hetojë personat e përmendur në këto përgjime. Më pas duke iu drejtuar Vasjarit, ai tregoi dhe bisedën një vit para largimit nga Shqipëria me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, duke u treguar i gatshëm të vërë një bast me kolegun se kur do të fillojë të funksionojë drejtësia në Shqipëri. Nga ana tjetër Vasjari tha se ish-ambasadori Lu nuk e kuptoi se me cilët ujqër kishte të bënte dhe se kur Byroja Kombëtare e hetimet të ngrihet atëherë do të lëvizë dhe drejtësia.

Lubonja: Nëse në përgjime del emri i X personi dhe ai thotë që kemi një atje që merret me drogë, sigurisht Italia nuk do hetojë këtë këtu. Nëse kjo del, pra është x person dhe ka indicie, diku drejtësia shqiptare duhet të fillojë të hetojë këtë person. Lidhur me SPAK, Vasjar po të them një gjë, gjithmonë ke këtë ‘s’ka ardhur koha’, po të tregoj një histori. Kam takuar ambasadorin amerikan Lu para se të ikte, një vit më para dhe më tha do vëmë një bast me ty. Ishte ideja që drejtësia do fillojë të funksionojë në një kohë të shkurtër, që do dënohen… I thashë i lëmë ca vite, ça disa vjet tha, në janar tha. Unë them do bëhet para se të iki unë. Sa vjet do vëmë bashkë bast që kjo drejtësia nuk do funksionojë. Më lër ca vjet dhe të them ta fitova bastin.

Vasjari: Kjo histori të jep të drejtë. Lubonja dhe ne këtu e njohim realitetin shqiptar shumë herë më mirë se Lu dhe Lu-të që ishin para e do të vijnë. Lu nëse e ka thënë ka pasur një lloj entuziazmi. Por Lu kishte një problem të madh që nuk e kuptoi se me cilët ujqër kishte të bënte. Në momentin që ne do kemi një Byro Kombëtare të Hetimit të ngritur, ne bashkërisht do jemi këtu në studio dhe do të them që e mban mend çfarë më ke thënë. Nëse ti fitove bastin me Lu, unë po të them që në momentin që do të kemi BKH këtu do kemi diçka që po lëviz.

Lubonja: Po ta them që tani se nëse Rama fiton prapë BKH do jetë e kapur.
Vajsari: Përgjimi nuk është provë, instrument që të çon tek prova.
Lubonja: Si kanë filluar italianët, me indicie kanë filluar. Në qoftë se flasin italianët për një trafikant që qëndron këtu është një indice që policia jonë duhet ta ndjekë. Mund të dalë apo s’mund të dalë. Nuk mund të presin që ta dënojnë këtë italianin, se ky është argumenti që dhanë.

Related Posts

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës

10/02/2026
Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital
Kryesore

Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital

10/02/2026
I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës
Kryesore

I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës

10/02/2026
Ministri i Brendshëm: Drejtorë e shefa komisariatesh u japin kriminelëve informacione sensitive
Lajme

Taulant Balla: Kush sulmon policinë, sulmon shtetin

10/02/2026
Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10/02/2026
Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”
Kryesore

Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kampioni italian i boksit për herë të parë në Tiranë, Diego Lenzi: Dua t’i tregoj shqiptarëve kush jam!

Kampioni italian i boksit për herë të parë në Tiranë, Diego Lenzi: Dua t’i tregoj shqiptarëve kush jam!

11/02/2026
Bad Bunny/ Si punonjësi i supermarketit që shkruante këngë në dhomën e tij u bë fenomeni muzikor më i madh i epokës

Bad Bunny në rrezik në Super Bowl, refuzoi të mbante rrip sigurie gjatë performancës

11/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al