• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro në Badëlonjë dhe Kaludh: Subvencionet në bujqësi nuk janë pronë as e një drejtori dhe as e një deputeti!

09/06/2017
Kumbaro në Badëlonjë dhe Kaludh: Subvencionet në bujqësi nuk janë pronë as e një drejtori dhe as e një deputeti!

Finalizojmë programin e ujit për çdo parcelë qysh vitin e ardhshëm, rrisim me 232 milionë dollarë financimet për bujqësinë 

Kandidatja e PS për Qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Badëlonjë dhe Kaludh në Përmet, të cilëve u ka kërkuar të votojnë për PS-në më 25 qershor për të vijuar rrugën e reformave dhe sidomos mbështjetjen për fshatrat, me më shumë financime për bujqësinë e për të vijuar rilindjen rurale.

Në Badëlonjë, Kumbaro theksoi se për  fshatin nuk është bërë kurrë kaq shumë nga asnjë qeveri, ndaj vota e 25 qershorit duhet të jetë një votë për të gjithë përmetarët dhe Përmetin duke zgjedhur vetëm numrin 2.

“Është shumë  e rëndësishme të kuptojmë kush ka bërë për Përmetin në këto katër vite dhe a është bërë ndonjëherë më përpara kur ka qenë Partia Demokratike aq sa është bërë në këto katër vite? Nuk ka nevojë të më jepni përgjigjen mua. Bëjeni pyetjen me veten tuaj . Përmetin nuk e kish njeri ne defter  për 25 vite, ndaj filluam t’i bëjmë të gjitha dhe të gjitha në 44 muaj nuk bëhen. Por çfarë treguam në 44 muaj? Treguam  se ne dimë si të punojmë, si të përdorim paratë e shtetit, paratë tuaja dhe të taksapaguesve dhe prandaj duam votën që të vazhdojmë të ndërtojmë atë që kemi filluar. E duam votën për të gjithë përmetarët”, tha Kumbaro.

Në Kaludh Kumbaro i ashpërsoi tonet ndaj çdo tentative për shitblerje të votës, apo presioneve të ndryshme. Ajo tha se dinjiteti i përmetarëve është më i rëndësishëm sesa një gënjeshtër, ndërsa theksoi se subvencionet nuk janë pronë as e një drejtori, as e një drejtoreshe, as pronë e një deputeti.

“Është shumë e rëndësishme që secili nga ne, secili nga ju, të mos e japë votën pa u menduar, as nën presion, por sidomos nuk duhet ta japë votën duke shitur dinjitetin sepse dinjiteti i përmetarëve është shumë më i rëndësishëm sesa një vend pune që zgjat gjashtë muaj. Dinjiteti i përmetarëve është shumë  më i rëndësishëm sesa një gënjeshtër, shumë më i rëndësishëm sesa një lopë e vaksinuar. Problemi më i madh  që keni ju është mbështetja e drejtpërdrejt për bujqësinë. Nga vjen mbështetja e subvencioneve? Nuk është pronë as e një drejtori, as një drejtoreshe, nuk është pronë as e një deputeti cilido qoftë ai, nuk është pronë as e kryeministrit të asnjë partie. Subvencionet dalin nga buxheti i shtetit, nga taksat e shqiptarëve të cilat kryeministri Edi Rama vendosi t’i kalojë në mbështetje të bujqësisë. Që do të thotë se ajo mbështetje duhet të kalojë tek të gjithë bujqit, që do të thotë se të gjithë kanë të drejtën të aplikojnë dhe të përfitojnë nga subvencionet”.

Më tej Kumbaro tha se në mandatin e dytë, PS do të finalizojë programin e ujitjes për çdo parcelë  si dhe do të rritë me 232 milionë dollarë financimet për bujqësinë ku fermerët do të jenë përfituesit e 20 milionë dollarëve të tjera çdo vit.

“Kemi bërë një llogaritje. Brenda dy viteve të para të mandatit të dytë, zgjidhet përfundimisht gjithë problemi i kanaleve vaditëse dhe kulluese me këtë ritëm që kemi nisur. Nuk kam ardhur këtu t’u kërkoj votën për t’u thënë “Ma jepni votën sot për Partinë Socialiste, se do ta bëjmë nesër”. Kam ardhur për t’u thënë që ne do të japim llogari dhe po japim llogari se si kemi punuar në këto tre vite, si e gjetëm dhe çfarë kemi bërë, cili është vizioni ynë për Përmetin, për fshatrat e Përmetit, për Qarkun e Gjirokastrës”, tha Kumbaro.

 

 

Related Posts

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova pranë mrekullisë, Botërori një hap larg, Prishtina kthehet në kryeqendrën e shqiptarisë

Kosova, dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Irlandës – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
Presidenti brazilian mesazh Ancelottit: Jepu më shumë hapësirë lojtarëve që luajnë në vendin tonë

Presidenti brazilian mesazh Ancelottit: Jepu më shumë hapësirë lojtarëve që luajnë në vendin tonë

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al