• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flamur Golemi ‘nxjerr zbuluar’ LSI-në në Gjirokastër: Detyruan bariun të reagonte kundër meje, pastaj e çuan te plaku i rrjedhur i SHQUP-it

09/06/2017
Flamur Golemi ‘nxjerr zbuluar’ LSI-në në Gjirokastër: Detyruan bariun të reagonte kundër meje, pastaj e çuan te plaku i rrjedhur i SHQUP-it

Foto me një bari që kandidati për deputet Flamur Golemi publikoi dy ditë më parë në faqen e tij në Facebook, është bërë objekt diskutimesh së fundi në rrjetet sociale dhe mbërriti prej “qytetarit dixhital” deri tek ish-kryeministri Berisha.

Bariu i quajtur Shehair Goxhaj ka reaguar përmes një statusi, ku pretendon se ato që ka shkruar Flamur Golemi janë të pavërteta. Por ndërkohë Golemi sqaron përmes një reagimi të fundit se bariu është ndodhur në kushtet e presionit nga njerëzit e LSI-së, me të cilët ka lidhje familjare. Sipas kandidatit të PS-së, Shehair Goxhaj ka lidhje familjare me nënkryetarin e Bashkisë Gjirokastër të emëruar prej LSI-së.

Më poshtë reagimi i plotë i Flamur Golemit, i bariut Shehair Goxhaj dhe postimi në faqen e Sali Berishës.

Flamur Golemi: Po shikoj se në forumet online ‘papagajtë’ e deputetit ‘call centre’ dhe sharësit me pagesë, kanë nisur të trumbetojnë me të madhe gjoja përdorimin që unë i kam bërë një bariu nga fshati Golem. Me Shehairin dhe barinj të tjerë u takova para disa ditësh dhe më shprehën shqetësimin për vaksinimin e bagëtive, vaksinim që e përfitonin vetëm nëse jepnin mbështetje për partinë, njerëzit e të cilës drejtojnë institucionin përkatës që shpërndan vaksinat. Integriteti dhe formimi im nuk ma lejon të manipuloj as pamje, as deklarata e as dëshmi. Ajo që ka ndodhur më pas dhe që ‘qytetari dixhital’ i LSI-së në Gjirokastër ia dërgoi si ‘investigim’ plakut të rrjedhur të SHQUP-it,  është thjesht një reagim i Shehairit në kushtet e presionit që i kanë ushtruar. Etika nuk ma lejon të zbuloj këtu lidhjet e tij familjare me nënkryetarin e Bashkisë Gjirokastër të emëruar prej LSI-së. Kjo e shpjegon gjithë këtë furtunë në gotën bosh të ngritur prej rivalëve të mi në këto zgjedhje. Sidoqoftë unë jam i lumtur që e kanë kuptuar se ka nisur numërimi mbrapsht për fitoren historike të Partisë Socialiste në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë ata duhet të numërojnë ditët e fundit të pushtetit, që e kanë përdorur si kanë dashur për gjithë këto vite.

Related Posts

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova pranë mrekullisë, Botërori një hap larg, Prishtina kthehet në kryeqendrën e shqiptarisë

Kosova, dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Irlandës – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
Presidenti brazilian mesazh Ancelottit: Jepu më shumë hapësirë lojtarëve që luajnë në vendin tonë

Presidenti brazilian mesazh Ancelottit: Jepu më shumë hapësirë lojtarëve që luajnë në vendin tonë

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al