• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Unë iu kam marrë “frymën” oligarkëve, tani Lulzim Basha do t’iu japë 50 mln euro me një dorë

30/01/2021
Rama: Unë iu kam marrë “frymën” oligarkëve, tani Lulzim Basha do t’iu japë 50 mln euro me një dorë

“Nuk ka oligarkë në Shqipëri që të marrë vendime për llogari të qeverisë dhe nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij dhe dëm të interesit publik”.

Kështu ka deklaruar nga Korça kryeministri Edi Rama, sipas të cilit oligarkët janë kontribuesit më të mëdhenj në ekonomi, punësim dhe buxhet.

“Të pasurit në Shqipëri para se ne të vinim në qeveri paguanin më pak taksa dhe ky është fakt. Ata kishin taksë të sheshtë njësoj si furrat e bukës në Korçë dhe taksohen 15 %.

Në këto 7 vjet hapësira publike është shumëfishuar. Ka shumë më tepër aktorë në treg sesa kishte dje. Duhen marrë oligarkët në thonjëza duhet parë se çfarë kanë dhënë e çfarë kanë marrë, por këta janë punëdhënësit më të mëdhenj të Shqipërisë, mbajnë në punë dhjetëra mijëra njerëz.

Janë kontributorë të drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, financohen edhe shkollat edhe shtëpitë e rindërtimit dhe e fundit, këta janë aktorë në kushtet e Shqipërisë që qeverisim ne, thjesht dhe vetëm kanë kontribuar kur është fjala për projektet e partneritetit publik-privat dhe përfituesi është publiku në radhë të parë”, tha Rama.

Dhe në këtë kontekst kreu i qeverisë shprehet se këtu është bërë propagandë e shfrenuar kundër PPP e koncesionet:

“Por çfarë është? Është marrja nga sektori privat i një investimi që shteti nuk ka mundësi ta bëjë në një hark të shkurtër kohe dhe kthimi i këtij investimi në vite dhe ofrimin e shërbimit.

Marrim check up që nuk është aktiv që nga fillimi i pandemisë, por ka luajtur rol të madh në verifikimin e gjendjes shëndetësore pa asnjë pagesë.

Qindra mijëra njerëz e kanë bërë falas. investimi është bërë menjëherë dhe shteti e paguan mbrapsht dhe kjo është marrëdhënie e natyrshme interesash, por nuk rëndohet xhepi i qytetarit sepse paguan shteti”.

Rama shigjetoi opozitën për taksën e sheshtë, pasi sipas tij kjo taksë favorizon të pasurit dhe jo të varfërit:

“Më të pasurit kontribuojnë më shumë tani. Vjen pala tjetër që thotë 9 % taksa e sheshtë. Është për të pasurit, jo për të varfërit.

Nuk i duhet popullit, por atyre që janë më të pasur oligarkët do marrin mbi 50 mln euro në vit të cilat sot i fusin në buxhet si taksë.

Kaq e thjeshtë është. Problemi i madh është hendeku mes fakteve e shifrave dhe perceptimeve nga propaganda e dizinformimit dhe nga ajo që njerëzit janë të prirur për të besuar të gënjeshtrën më shumë se të vërtetën”, tha Rama.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

12/11/2026
Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al