• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vijnë në Shqipëri 1170 dozat e para nga kompania Pfizer

01/02/2021
Vijnë në Shqipëri 1170 dozat e para nga kompania Pfizer

Dozat e para të vaksinës së Pfizer kanë ardhur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama nga Rinasi, ku zhvilloi një konferencë me mediat ka bërë me dije se kompania ka sjell në Shqipëri 1170 dozat para.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se kompania nuk lejon dhurimin e dozave, por mjekët nga Kosova mund të vijnë e të vaksinohen në Tiranë. Rama më tej tregoi se shumë shpejt do të vijnë dhe doza të tjera që do jenë rreth 40 mijë.

Edi Rama: Sot fillon lëvrimi bazuar në kontratë me kompaninë Pfizer. Siç e dini ne e kemi filluar vaksinimin me doza nga një vend mik i BE, emrin e të cilin ende nuk mund t’ua komunikoj. Tani kemi kontratën me kompaninë Pfizer, ne Shqipëria dhe përveç nesh dhe Serbia.

Vendet e tjera siç po e ndiqni janë në një situatë pritshmërie në kushtet kur çështjet e vaksinës po komplikohen edhe më shumë dhe Evropa ka hyrë në një kaos, jo vetëm në BE por dhe në vendet e tjera. I them këto për të mos harruar që sidoqoftë, ne jemi në kushtet që procesin e vaksinimit e kemi garantuar dhe do e vazhdojmë, pasi nuk e lamë veten në dorë të rastësisë dhe të të tjerëve.

Nuk e lamë veten në dorë të Covax, që është një proces që nuk dihet se kur e ka fillimin. Jemi në kontakt me ta, por ata nuk janë të qartë dhe nuk e dinë akoma se çfarë do të ndodh. Ajo që po ndodh me vaksinën jashtë kamerave dhe jashtë zyve të publikut është sagë më vete, është një luftë tregtare politike e jashtëzakonshme.

Mua më vjen mirë që ne ia kemi dal që të mos mbetemi në rrethin vicioz. Po ashtu unë nuk e kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por rregullat tepër strikte dhe kufizimet e forta që kompania Pfizer ka vendosur, e ka bërë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash, ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh të spitalit të Covid, gjë që do të bëhet këtu.

I kam thënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe kur miqtë tanë ta vendosin, ne do jemi të gatshëm që të presim 50 mjek për të dyja dozat. Sot Pfizer dozat e para që janë 1170 doza, që do të thotë fusin në procesin e vaksinimit jo vetëm ata që kanë marrë dozën e parë, por dhe të tjerë. Zotimi që është marrë nga Pfizer është që në javët në vijim do vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10 mijtë para, qoftë dhe 31 mijë të tjera.

Related Posts

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026
Kakavijë, arrestohet një person i shpallur në kërkim
Kryesore

Hani i Hotit kryeson eksportet në kufijtë tokësorë, Kakavija importet

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al