Ilir Meta është shfaqur si rrallë herë në publik krah bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Të dy kanë shkuar në ceremoninë mortore të mjekut Muharrem Nonaj, i cili ndërroi jetë pas infektimit nga pandemia e koronavirusit.
Meta shfaqet me maskë në ceremoninë e homazheve, ndërsa Kryemadhi e veshur e gjitha me të zeza, ka zgjedhur sërish që të mos e mbajë, kur vetëm pak ditë më parë njoftoi se kishte anti-trupa.
“Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me COVID-19 e pasojat e tij.
Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm,”-shkruan Meta.