• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu i mërzitur nga vizita e Ramës në Tepelenë: Sot kryeministri u sorollat i vetëm, i braktisur në fundin e tij. Por fatmirësisht 25 prilli është pranë

05/02/2021
Ish-deputetit të PD në Gjirokastër nuk i del e keqja për ardhjen e vaksinës anti-Covid në Shqipëri: “Odise” e mbushur me mister dhe parregullsi ligjore, të kërkohet verifikim laboratorik i vaksinave

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama sot në Tepelenë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu thekson se Rama nuk po i kursen premtimet 3 D për Tepelenën, ndërsa shton se realizimet e projekteve nuk i gjen asgjëkundi. Sipas tij, Rama ishte i vetëm në Tepelenë sot, i braktisur në fundin e tij, ndërkohë që nuk kurseu ironite as për kryebashkiakun e këtij qyteti, Tërmet Peçin.

REAGIMI I SHEHUT

Rama nuk po i kursen sot premtimet 3D ne Tepelene, neser ne Gjirokaster e Qark, edhe ne prag te ikjes!
Sepse sa per realizimet nuk i gjen gjekundi… Vetem Termetet ja kane pare hajrin! Prandaj sot u sorollat ne Tepelene pothuajse i vetem…i braktisur ne fundin e tij! Ne keto vite aty riparoi nje rruge 1,8 km te gjate, qe i kushtoi shqiptareve 21 M E, dhe tashti e quajne ByPass i Termetit, se By Pass i Tepelenes nuk eshte! Nuk tha asgje per Rrugen Kardhiq-Delvine, qe dhe mbas dy mandateve nuk e ndertoi dot, as ate qe kishte ngellur, megjithese ne 3 D u mburr shume. Nuk tha asnje fjale per ate qe te shkosh nga Permeti ne 3 Urat tashti eshte nje “Odise” e vertete! As per spitalet e Tepelenes e Permetit, ne fakt te mbyllura tashti, apo per ate te Gjirokastres ne atrofizim cdo dite. Megjithese mburret shume me aeroportet, pse nuk permend ate te Gjirokastres, se paku kur i afrohet fizikisht, nder me te vjeterit ne vendin tone!? Per te mos folur per papunesine, ndihmen sociale, varferine e thelle, braktisjet masive te Qarkut… E deri te epidemia Covid, qe po ben kerdine ne ate Qark…as per ate “bomben biologjike”! Nderkaq deklaroi dy projekte ate te restaurimit te Kalase ne Tepelene….ku do te prishi nje karburant e disa godina. Dhe neser do te vazhdoje komedia me “by pass-in” e Gjirokastres ku vetem cohen dhe largohen disa makiner per punime ne 3D. Ndersa ne Sheshin e Cercizit do te paraqese disa foto , perseri ne 3 D te nje “parkimi te nendheshem”…. Sic duket ka vendosur ta cbeje edhe ate Shesh historik ne Gjirokasater, sic veproi me Sheshin Skenderberg ne Tirane! Cdo tradite, edhe historia vete duhet te zhduket, cdo gje fillon me Ramen! Fatmiresisht 25 Prilli eshte prane…e gjerat do ndryshojne edhe per Qarkun e Gjirokastres!

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern

12/08/2026
“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

12/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al