Argjirolajm.net siguron pamjet e operacionit per shpetimin e alpinistit te demtuar ne Malin e Morganes ne kufi me Greqine. Forcat “Shqiponja” dhe ato zjarrfikese kane transportuar me barrele 17-vjeçarin Ergys Koçi nga lartesia rreth 1200 metra. Ne terren per te ndjekur operacioni ishte prej minutave te para edhe prefekti i Gjirokastres, Odise Kote. Interesim per kete ngjarje ka pasur edhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Adoleshenti i demtuar ishte bashke me rreth 50 persona te tjere nga Gjirokastra, Libohova e Tirana, qe kishin nisur ngjitjen ne Morgane prej mengjesit te dites se sotme. Ai u demtua teksa po rreshqiste ne debore. Grupi qe e shoqeronte e kishte te pamundur ta transportonte ne ate gjendje prandaj u kerkua ndihma e Policise se Shtetit.
©argjiroja.net