Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë.
Sipas informavioneve paraprake, drejtuesja e një automjeti tip “Ford” nuk ka arritur të marrë kthesën, duke bërë që makina të dalë nga rruga të përfundojë në kanalin anësor.
Automjeti u mor me qera nga tre motrat që udhëtonin dhe një foshnjë rreth dy muajshe. Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë njëra prej pasagjereve, e cila së bashku me foshnjën është transportuar në spitalin e Lushnjës.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë, mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, çka ka bërë që drejtuesja të mos dallojë kthesën. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit.








