Miss Shqipëria 2017 sapo ka hyrë në javën e nxehtë të etheve te konkursit. 31 vajza konkurente te garës për kurorën e artë kanë lënë dje Dhërmiun për t’iu drejtuar destinacionit final, qytetit mikpritës të Tepelenës.
Sigurisht rruga e rivierës së jugut u shoqërua me ndalesa. Një prej të cilave ishte dhe zona e Sarandës.
Manastiri e Shën Gjergjit dhe plazhi i mrekullueshëm poshtë tij ishte destinazioni i fundit i promovimit turistik të bregdetit për ti lënë vendin në javën e fundit destinacioneve dhe promovimit kulturor e turistik të Tepelenës.
Mbërritja në Tepelenë në orët e vona të pasdites u shoqërua nga dhjetra sy kurershtarë të qytetarëve. Në hapat e parë të skenës së sapo ndërtuar vajzave iu shpjegua nga regjisori Petri Bozo disa detaje të shfaqjes. Bukuroshet mikpritën dhe nga kryetari i Bashkisësë Tepelenës, Tërmet Peci.
Tërmet Peci: “Në emër të komunitetit iu shpreh mirëseardhjen në qytetin tonë të dashur. Është një qytet me traditë, kulturë, histori dhe shpresoj që këto ditë ti kalojmë sa më mirë dhe i gjithë eventi të përmbyllet me sukses.”
Gara sapo ka hyrë në fazën e saj të nxehtë drejt finales së madhe në 16 qershor.









