• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Naimi, i pari apostull i shqiptarizmës që në mes të Perandorisë Osmane hidhte idenë të drejtojmë sytë nga Perëndimi

09/02/2021
Naimi, i pari apostull i shqiptarizmës që në mes të Perandorisë Osmane hidhte idenë të drejtojmë sytë nga Perëndimi

Nga Dritëro Agolli*

Nderim Naimit

Të vish në Frashër do të thotë të ndjesh fare afër frymën e poetit shenjtor, apostullit të shqiptarizmës, dhe kjo frymë të të nxitë për t’u bërë njeri i vërtetë dhe atdhetar, që i nderon gjithë atdhetarët e ndershëm të botës.

Frashëri ku lindi Naimi, u be për shqiptarët vend pelegrinazhi, ashtu si Betlehemi i Jeruzalemit, ku lindi Krishti, apo Meka-atdheu i Muhamedit në Arabinë Saudite.

Naim Frashëri nga zemërgjerësia dhe urtësia i ngjante Krishtit. Edhe ai kishte shumë miq bashkëluftetarë, po kishte edhe tradhëtarë.

Krishti ka pasur 12 apostuj. I pari ishte Pjetri dhe i 12-ti Juda Iskariota. Këta ishin nxënës të Krishtit. Vetëm i 12-ti, Juda, e tradhtoi. Nëse Naim Frashëri do të ishte bashkëkohës i Krishtit, do të zinte vendin e parë të apostujve dhe do t’i lutej mëkëmbësit të zotit që ta hiqte Judën nga radha e shenjtorëve.

Por hyri gjysma e dytë e shekullit te 19-te pas Krishtit dhe Naim Frashëri u bë i pari apostull i shqiptarizmës. Për këtë shqiptarizmë flet çdo qelizë e shpirtit të Naimit, flet në çdo varg poetik e në çdo radhë të mendimit patriotik dhe filozofik te tij. Vëllazëria, urtësia dhe mirëqenia e shkrirë me patriotizmën, janë fara të mbjella në tokën e pasur të shqiptarëve. Dhe çuditërisht këto fara ai nuk i izoloi nga Europa. Në mes të Perandorisë Osmane, ku jetonte dhe krijonte, duke ëndërruar një Shqipëri të lirë, ai shkruante “Dielli lind andej nga perëndon”.

Është i pari mendimtar shqiptar qe hidhte idenë të drejtojmë sytë nga Perëndimi. Prandaj të mos na mburren disa oratorë të sotshëm, që qenkëshin të parët e përhapjes së idesë se bashkimit me Evropën. Naimi e shoqëronte idenë e Shqipërisë Evropiane me urtësinë dhe bashkimin dhe jo me grindjet oratorike. Elementi themelor për patriotizmën dhe bashkimin kombëtar për Naimin ishte gjuha e shkruar pastër dhe e folur pastër. Ai me mençuri të rrallë e pastroi u gjuhën nga fjalët e huaja si bujku arën e tij nga barërat dhe gjembaçet. Me gjeni një fjalë të huaj në veprën e Naimit!

Shikoni gjuhën e sotshme si është mbushur me fjalë të huaja, madje edhe fjalët shqipe shtrembërohen dhe nuk qëndrojnë drejt në fjali.

Vepra e Naim Frashërit nuk është një korije e vogël me lisa të rrallë por është një pyll pa fund. Vepra e tij përfshin shumë anë të natyrës, jetës dhe historisë sonë. Me krijimtarinë e tij janë rritur dhe do të rriten breza të tërë. E kush nuk i kujton “Bagëti e Bujqësi”, “Lulet e verës”; Vjersha për mësonjëtoret e para; Parajsa dhe fjala fluturake; Dëshir’ e vërtetë e shqiptarevet; Fletore e Bektashinjët, Shqiperia, “Historia e Skenderbeut”, “Qerbelaja”, e me radhë.

Naimi jetoi pak, vetëm 54 vjet, vdiq me penë në dorë, i shkrirë nga turbekulozi, por shpirti i tij jeton në çdo shqiptar, për këtë ai ishte i vetëdijshëm.

Kur më shihni se jam tretur

Mos pandehni se kam vdekur

Jam i gjall’ e jam ndë jetë

Jam ne dritë të vërtetë

Unë jam në shpirtin tuaj,

Mos më kini për të huaj.

*21 Maj 2013, gazeta “TemA”.

Për të lexuar dorëshkrimin e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, klikoni këtu:

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luiz Ejlli kujton të atin në vigjilje të Krishtlindjeve: Malli për ty s’plaket kurrë!

Luiz Ejlli kujton të atin në vigjilje të Krishtlindjeve: Malli për ty s’plaket kurrë!

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al