• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherri për qiranë e shtëpisë, historia e studentes me dy motrat përfundon në polici

09/02/2021
Sherri për qiranë e shtëpisë, historia e studentes me dy motrat përfundon në polici

Dy motra janë vendosur nën gjurmimin nga policia e shtetit pas denoncimit të shoqes së tyre që pretendon se gjatë pothuajse një viti pandemi e përndoqën përmes rrjeteve sociale përmes 250 adresave, të cilat janë mbyllur nga viktima.

Vajza nga Fieri sipas burimeve të sigurta policore, është studente në vitin e dytë për mjekësi dhe aktualisht po kurohet me antidepresantë. Ajo kërkoi ndërhyrjen e ekspertëve të krimeve kibernetike për mbylljen e një seriali adresash në Instagram, në të cilat ajo sulmohej, kryesisht instagram, facebook dhe youtube.

Audienca e synuar nga dy motrat njëra e moshës 27 vjeçe dhe tjetra 32 vjeçe, ishte familja e studentes, të afërmit dhe të njohurit e saj. Por e pyetur nëse kishte apo jo kundërshtarë të tjerë dhe se kush mund t’ia kishte bërë këtë dëm virtual, e reja doli menjëherë në temë duke hedhur poshtë dyshimin se përndjekësi mund të ishte një ish-partner.

Ajo insistoi sipas burimeve se armiqtë e saj ishin dy motra nga Mirdita, të cilat i njohu në Tiranë dhe lidhi miqësi me to, gjatë kohës që ndiqte gjimnazin dhe që më tej miqësia ishte konsoliduar ndër vite. Shoqëria mes A. H , 21 vjeçe dhe motrave A. K. dhe L.K përpara grindjeve kishte qenë aq e ngushtë, sa ato kishin zgjedhur të jetonin bashkë me qira dhe të ndanin të njëjtat shpenzime.

Por miqësia u thye pas pandemisë të shpallur në marsin e 2020 në vendin tonë. Studentja, sipas asaj që ajo rrëfen në policinë qendrore të shtetit, u zhvendos në kuadër të karantinimit pranë familjes. “Fillimisht u largova për pak ditë, ditët u kthyen në javë dhe në këto rrethana i njoftova mikeshat e mia se isha në pamundësi që të kontribuoja më tej për pagimin e qirasë së përbashkët”. Duke i vënë në dispozicion mesazhet me dy mikeshat, 21 vjeçarja fierake shton në polici se ju kishte dalë borxhit dy motrave, të cilave ju ka treguar se deri në muajin shtator 2020, ajo nuk do jetonte me to për pasojë nuk do paguante qira.

Pikërisht këtu kanë nisur sulmet. Të nxehura ato nisën sulmet në muajin prill, pra pak javë pasi e reja ishte larguar në familje. Reagimi i parë i A. K dhe motrës së vogël L. K ishte haptazi sulmues. “Ti je e pafytyrë, ne të ndihmuam, të bëmë pjesë të miqësisë sonë dhe tani na lë në vështirësi, pikërisht tani që ne mbetëm pa punë dhe s’kemi mundësi të mbulojmë qiranë e shtëpisë që e morëm bashkë”.

21-vjeçarja këmbëngul në polici se për marrjen me qira të banesës nuk kishte firmosur as kontratë dhe se nuk kishte asnjë mundësi që t’i paralajmëronte më herët duke qenë se covidi ishte një situatë që ndryshoi rutinën e gjithkujt.

“Profili i parë fals kundër studentes u hap në fillim të muajit prill 2020, – thotë agjenti i policisë për gazetën Si. Në llogarinë e Instagram adresa titullohet A.Ku… dhe bashkëngjitur mbiemri i saj”. Por ndërsa vajza ftohej për miqësi virtualisht nëpërmjet këtyre adresave brenda një jave dy motrat mirditore hapën së pari 30 llogari të kombinuara me emrin e saj dhe cilësime fyese. Edhe pas valës së parë të zemërimit, dy motrat nga Mirdita nuk janë lodhur dhe kanë vazhduar më tej.

Studentja rrëfen “ditët, javët dhe muajt kalonin dhe sapo mbyllja një llogari në instagram me anë të report në IG, të nesërmen hapej një adresë tjetër akoma më denigruese dhe me fyerje të personalitetit, nderit dhe dinjitetit tim. Situata u bë më shqetësuese kur adresat nisën të hapen me emrin tim, lidhur emrit të dhënat e prindërve dhe përherë prapashtesa sulmuese dhe ofenduese”, denoncon e reja.

Sipas policisë e gjendur në këtë situatë, e reja ka nisur të telefonojë miqtë, kushërinj dhe të njohur të cilëve u ka kërkuar ndihmë jo vetëm për t’i bërë report, por edhe për të kontaktuar me përndjekëset.

Gjendja është bërë e padurueshme nga dy motrat mirditore që dyshohet se kanë hapur në total 250 profile të tilla. Në mesin e muajit shtator, kur ato e paralajmëruan duke i folur se deri ku kishin ndërmend të arrinin. “Ne jemi ato që ta nxijmë, duhet të kuptosh që gabove”.

Sipas burimeve, dy motrat kanë mbërritur deri aty sa në muajin dhjetor nisën ta shajnë 21-vjeçaren edhe te mikja e saj e fëmijërisë që ndërkohë ishte shtatzënë. “Shoqja ime kaloi ankth të papërshkrueshëm, i flisnin vazhdimisht keq për mua, sipas tyre isha një ku… e degjeneruar që kisha kërcyer çdo vlerë njerëzore. Shoqja ime kaloi nga dy motrat mirditore ankth dhe tani që ka djalin dy muajsh është në gjendje postpartum, me ankth të vazhdueshëm që i mbeti nga shtatzënia duke qenë se ato i postonin pambarimisht detaje denigruese për mua”.

Sipas policisë studentja pretendon se ka komunikuar direkt me rrjetin social Instagram dhe youtube ku ishte hapur kanal enkas për të me kërkesën për mbylljen e këtyre llogarive.

“I kam ezauruar të gjitha metodat për gati një vit pandemi, dëshirova ta mbyllja me aq miqësinë tonë që u kthye në armiqësi për një qira banese. Por ato të dyja janë të papërmbajtshme, janë armike të betuara.

“S’mund ta besoj që shkuan deri këtu, për një hatërmbetje. Ky nuk është bullizëm i thjeshtë, por përndjekje me qëllim shkatërrimin tim. Të dyja motrat e dinë që jam person i ndjeshëm ndaj pas çdo adrese me emrin tim, kishte si prapashtesë fyerje, si kur.., put…, baxh…, dhe gjithçka që është sharëse dhe ofenduese në lidhje me një individ dhe një femër”.

Policia thotë se në momentin e denoncimit dy motrat kishin hapur një adresë tjetër denigruese që iu bë report, ndërkohë që ato këmbëngulin se nuk janë autoret e këtyre sulmeve dhe përndjekjeve. “Ne mund të jemi mërzitur, edhe për faktin se ajo erdhi mori fshehtas rrobat e trupit dhe sendet personale dhe nuk na tha mirupafshim. Por nuk arrijmë deri këtu”.

Por policia thotë se ky është një rnga astet e rralla të hapjes seriale të adresave për t’i shkaktuar depresion një personi dhe për ta faktuar këtë pretendim, departamenti kundër krimeve kibernetike i ka kërkuar komapanisë facebook të rezervojë të dhënat për adresën e fundit të hapur që i është bërë report, derisa çështja të mbyllet dhe të shkohet në prokurori, e cila do të duhet t’i kërkojë gjykatës marrjen e të dhënave dhe konfirmimin e autorëve.(SI)

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al