• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali me Ansamablin e Dropullit, dy persona që ende heshtin për ngjarjen

11/06/2017
Skandali me Ansamablin e Dropullit, dy persona që ende heshtin për ngjarjen

Pas bërjes publike të skandalit me Ansamblin e Dropullit, i cili është tërhequr minutat e fundit nga koncerti në hapjen e Sheshit Skënderbej në Tiranë, ka ende paqartësi rreth ngjarjes. Fillimisht është raportuar se ansambli është tërhequr me kërkesë të deputetit Vangjel Tavo, por ky e fundit e mohoi përfshirjen dhe akuzoi ashpër drejtorin e policisë Gjirokastër, si dhe Artemisa Dralo. Kandidatja e PS-së reagoi gjithashtu duke akuzuar direkt Vangjel Tavon për terrorizimin që i ka bërë fëmijëve të Ansamblit të Dropullit.

Dralo tha se drjetuesi i këtij ansambli, Anton Tuni e ka pohuar telefonatën me Tavon për tërheqjen nga koncerti në Sheshin Skënderbej. Deri më tani, dy personat që heshtin për këtë ngjarje janë Anton Tuni dhe drejtori i Policisë Gjirokastër, Lorenc Paganika, i akuzuar direkt nga Tavo. Nuk dihet ende nëse do të ketë një reagim prej Tunit dhe Policisë Gjirokastër.

Më së paku Ansambli i Dropullit duhet të japë një shpjegim publik përse u tërhoq minutat e fundit nga pjesëmarrja në koncert?

Burime jo zyrtare thonë se për këtë rast është nisur një hetim dhe pritet të merret në pyetje Anton Tuni, si dhe të zbardhen tabulatet telefonike, për të vërtetuar nëse ka qenë apo jo Vangjel Tavo, që i ka kërkuar Tunit tërheqjen e Ansamblit të Dropullit nga koncerti në hapjen e Sheshit Skënderbej. Hetimi po zhvillohet për të provuar dëshmitë e dhëna pjesëmarrës në Ansamblin e Dropullit, të cilët kanë thënë se janë urdhëruar të fikin telefonat dhe të largohen nga Tirana pasi u rrezikohet jeta.

Mendohet se tërheqja e këtij ansambli, mund të jetë bërë për të respektuar qëndrimin zyrtar të Athinës, e cila ka reaguar për faktin se në Sheshin Skënderbej ka pllaka guri nga Çamëria, konkretisht nga Filati. Nesër pritet të ketë zhvillime të tjera rreth kësaj ngjarje, e cila ndikon jo pak fushatën elektorale në qarkun Gjirokastër.

/ArgjiroLajm.net/

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

Trump për Iranin: U tërhoqën nga Botërori? Më mirë kështu, për të mirën e tyre

13/03/2026
Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

Të qenit nënë dhe periudha postpartum, Samanta Karavella: Jeta ime ndryshoi, ajo gjë ishte më e fortë se unë!

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al