• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tire Alldervishi – Edvin Prifti: Dy raste të ngjashme dhe dy qendrime të ndryshme nga politika e media

13/02/2021
Tire Alldervishi – Edvin Prifti: Dy raste të ngjashme dhe dy qendrime të ndryshme nga politika e media

Tire Alldervishi, një pastruese që i mori 8 milionë lekë vajzës së një të moshuare që ishte infektuar me Covid, për dy javë u kthye në epiqëndër të debatit në Shqipëri. Dhe jo debatit shoqëror, por atij politik. Drejtuesit kryesor të opozitës u hodhën në sulm, duke përdorur rastin e Tires për të treguar se Edi Rama ka dështuar me systemin shëndetësor.

E përdorën aq shumë këtë rast, sa e përmendnin në çdo takim e deklaratë politike, ndërsa mediat merreshin veç me të, duke bërë dhjetëra emisione. Dy ditë më parë, u zbulua një rast edhe më i rëndë, që nuk kishte të bënte veç me një paciente, por e dhjetëra, në mos qindra, që mendohet se janë vjedhur ngë nja mjek, Edvin Prifti.

Ky i fundit u arrestua pas një operacioni të SPAK në Gjykatën e Krujës, ku rastësisht doli edhe emri i tij, se merrte ryshfet nga pacientët. Gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe zyrën e tij, mjekut iu gjetën rreth 500 milionë lekë, të cilat mendohet se janë përfituar nga pacientë të ndryshëm që ai i ka trajtuar në spitalin shtetëror.

Pa dashur ta fajësojmë mjekun, derisa një gjë të tillë ta bëjë drejtësia, duhet thënë se rasti i tij është shumë herë më i rëndë, pasi është simbol i mjekëve që nuk të prekin me dorë dhe të të operojnë, nëse ti nuk paguan.

Pra, është simbol i mjekësisë në Shqipëri, ku mjekët janë bërë miliarderë. Çuditërisht, për këtë rast kanë heshtur si opozita, ashtu edhe mediat pranë saj. Ndryshe nga rasti i Tires, për opozitën ky rast nuk tregon dështimin e sistemit shëndetësor të Edi Ramës.

Ata në fakt kanë arsye të fortë që nuk flasin. E para, se mjeku Prifti është ‘viktimë’ e drejtësisë së re, së cilës i frikësohen disa nga drejtuesit kryesorë të opozitës. Ndaj ata nuk mund të dalin e të flasin, sepse do të inkurajonin SPAK, gjë që deri më sot nuk e kanë bërë.

E dyta, se Prifti është produkt i sistemit shëndetësor të këtyre 30 viteve, ku një pjesë të madhe të fajita e kanë pikërisht ata që drejtojnë sot opozitën, pasi kanë toleruar korrupsionin në shëndetësi kur kanë qenë vetë në pushtet.

E treta, se nuk e lidhin dot rastin e tij me Edi Ramën, siç tentuan ta bëjnë me Tiren, edhe pse rastet në fakt janë të ngjashme.

E katërta, shumë prej mediave që sot heshtin, e kanë pas promovuar mjekun Prifti, duke e ftuar nëpër emisione dhe duke botuar shkrimet e tij. Ndaj, ndryshe nga rasti i Tires së “shkretë” dhe pa mbështetje, që iu hodhën të gjithë përsipër, sikur ajo të ishte mëkatarja e madhe e sistemit shëndetësor, sot heshtin për rastin e mjekut Prifti./tema

Related Posts

Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij
Kryesore

Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij

14/11/2026
Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi
Lajme

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Liderë të rinj dhe futboll ofensivë, Maran ndryshon Shqipërinë – Balkanweb.com – News24

Liderë të rinj dhe futboll ofensivë, Maran ndryshon Shqipërinë

14/11/2026
Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij

Veliaj letër socialistëve para Asamblesë: Rama është kthyer në pengesë për PS-në, të bëjmë mocion mosbesimi ndaj tij

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al