• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet kolegu i mjekut ‘bankier’: Meritat e tij të shkruhen në pllaka ari, është revolucionar. Ky popull hipokrit nuk e meritonte, ai do jetë triumfator

15/02/2021
Kur Edvin Prifti mbronte kolegët e kapur për ryshfet: Doktorët nuk burgosen o të mjerë, ku vend është mosmirënjohës!

Shefi i imazherisë në urgjencën e QSUT, Maksim Basho ka bërë një shënim të gjatë për Edvin Priftit shefit të kardikirurgjisë, i cili është arrestuar pas përgjimeve të SPAK.

Basho e quan Priftin si një revolucionar e se meritat e tij duhet të shkruhen në një pllakë ari.

Postimi i plotë:

Sa më pak dinë, aq më shumë dyshojnë ! Ua servirën lajmin dhe cfarë të shikosh ?! Profesionistët e facebook-ut , provuan të “shëronin” edhe një herë zemrat e tyre të vogla duke bërë atë që dinë më mirë, të rrisin sedrën dhe krenarinë e tyre se kush do e japi “goditjen”më të fortë kësaj radhe .

Ahh sa pak dinë miku im …ose më saktë nuk dinë asgjë. Nuk e dinë që Dr. Edvin Prifti , është shefi i fundit që largohet nga QSUT .

Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë.

Sa herë të ftonim per kafe, përgjigjjen e dinim“ kam operacione më presin te privati “ , por prap insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo cfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala revulucionar.

Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari . Ju nuk e dini apo jo ? Doktori hajdut, po po doktori që u dengledis me këtë epitet ËSHTË I PARI NË HISTORINË E KARDIOKIRURGJISË, I CILI ME BUXHETIN E VETËM TË OFRUAR NGA SHTETI, AI PO ME KËTË BUXHET KA DYFISHUAR MADJE DHE TREFISHUAR NDËRHYRJET KARDIOKIRURGJIKALE. Kjo në dobinë e shtetit dhe të pacientëve të tij.

Revolucionin që nuk e kanë bërë as burrat e shtetit , e ka bërë Edvin Prifti. Që do të thotë: ASNJË SHQIPTAR NUK KA SHKUAR MË JASHTË SHTETIT PËR SA KOHË ZEMRA E TYRE ISHTE NË BESIM TË DUARVE TË TIJ TË ARTA. Ai ju ka kursyer shumë popull i dashur. Ajo cfarë kurrë nuk ka kursyer është koha e tij për të dhuruar jetë të dytë.

Por ky popull që të duartrokiste deri dje për arritjet e tua profesionale dhe guximin e palëkundur që shfaqe së fundmi,thjesht sa paska shkundur dy pëllëmbët me njëra tjetrën.

Kjo ështe hipokrizia nga e cila ne bluzat e bardha fatkeqësisht nuk jemi vlerësuar ashtu sic e mendonim dikur, kokëulur mbi faqet dhe rreshtat pa mbarim të cilave u jepnim fund me shpresën se një ditë do shpërbleheshim për misionin që kishim zgjedhur.

Por sic duket , në një vend ku lopa, delja dhe gomari trajtohen më me rëndësi sesa shëndeti vetjak, zor se mund të përmbushet. Por si mund të kënaqet egoja juaj nga një lajm i atill ?

E si mund të jetë dikush keqadashës ndaj një mjeku? Si mund të kërkoni pranga për një mjek? Si mund të trajtohet mjeku më i aftë si kriminel i xhepave tuaja? A ka ndokush prej jush një përgjigje të moralshme për këtë që po ndodh?

Po të drejtohem ty o qytetar: “Mjeku ka detyrë ti shërbej deri në fund popullit të tij, gjithmonë në vijën e parë. Mjeku ka detyrë të jetë human dhe të mohoj edhe veten e familjen e tij për të shpëtuar jetë. POR MJEKU NUK ËSHTË SHËRBËTORI I ASKUJT NJERI I NDERUAR ! “

Unë besoj fort në drejtësi dhe në cdo protokoll të organeve përkatëse, të cilat me seriozitet shpresoj të marrin vendimin e duhur përsa i përket kolegut tonë unik.

Por historia ka treguar që REVOLUCIONARËT GJITHMONË KANË TRIUMFUAR !

Me respekt,

Bluzat e bardha!!!

Në përgjimet që prokuroria po kryente ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, në skenë doli emri i mjekut Edvin Prifti. Mjeku sipas prokurorisë mori një shumë parash nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, që ti kryente një ndërhyrje jashtë radhe. Pas operacionit ku u arrestua gjyqtarja, SPAK gjeti 250 mijë Euro dhe 16 mln lekë cash në zyrën dhe shtëpinë e mjekut Edvin Prifti. Fillimisht ai u pezullua nga detyra bashkë me infermieren Trëndafile Frëngu, ndërsa sot në mënyrë të beftë, SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi e akuzon për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al