• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Në Gjirokastër fitojmë jo 4 me 1, por 5 me 0

13/06/2017
Kumbaro: Në Gjirokastër fitojmë jo 4 me 1, por 5 me 0

“Fitore të padiskutueshme në Përmet, në Qarkun Gjirokastër dhe gjithë Shqipërinë jo 4 me 1, por 5 me 0 për Partinë Socialiste”, kështu është shprehur kandidatja e PS-së Mirela Kumbaro gjatë takimit me socialistët e Përmetit me rastin e 26 vjetorit të PS-së. Ajo ka pohuar se gjatë kësaj fushate socialistët do të trokasin në çdo derë dhe në çdo zemër e mendje për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën e punës së PS-së në këto 44 muaj.

Kumbaro ka kërkuar edhe njëherë votën e përmetarëve dhe gjithë shqiptarëve për Partinë Socialiste si e vetmja mënyrë për të patur një qeveri 100% socialiste me synimin e vetëm, që është ai i të ndërtuarit shtet për shqiptarët.

“Mezi pres që kjo fushatë të mbarojë me një fitore të sigurt për Përmetin, për Shqipërinë, për PS dhe ne të vazhdojmë projektet që kemi nisur, sepse ato janë vetëm në fillim. Kemi hedhur themelet e shtëpisë sonë të madhe dhe do të vazhdojmë në mandatin e dytë të gjithë bashkë të ndërtojmë shtëpinë tonë, shtetin tonë, për Shqipërinë që duam. Suksese dhe fitore të padiskutueshme në Përmet, në Qarkun Gjirokastër dhe gjithë Shqipërinë, jo 4 me 1, por 5 me 0 për PS. Deri në datën 25 do të trokasim në çdo derë dhe në çdo zemër e mendje sepse duhet t’u themi shqiptarëve të vërtetën. E vërteta jonë, e vërteta e punës së PS në këto 44 muaj nuk është gjithçka, por ama është shumëçka për t’i bindur të gjithë që në datë 25 vota duhet të jetë për PS, me një qeveri 100% socialiste, me një timonier të vetëm, që ne jo të marrim pushtetin, por të ndërtojmë shtetin për shqiptarët”. – iu drejtua kandidatja socialiste përmetarëve.

Më tej Kumbaro  theksoi se Përmeti ka treguar se po t’i japësh dorën, të jep zemrën, teksa prezantoi para qytetarëve projektin e qeverisë socialiste për këtë qytet.

“Projekti ynë i radhës për Përmetin synon ndërtimin e një panteoni të hapur me figurat e mëdha të Përmetit. Kudo panteonët mbarojnë një moment, por Përmeti ka aq shumë saqë do të jenë brezat ata që do ta pasurojnë. Përmeti ka treguar se po t’i japësh dorën, të jep zemrën. Unë pata fatin e madh që si ministre e Kulturës të ndjek nga afër projektet e investimit që ka bërë skuadra e Partisë Socialiste nën drejtimin dhe qeverisjen e kapitenit tonë Edi Rama. Përmeti që kemi është shumë më i mirë se Përmeti që kishim. Ne duam të kthejmë shkëlqimin e Përmetit që është krenaria shqiptare. Do ta bëjmë Përmetin që duam të bukur e të famshëm jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë të huajt që do të vijnë në Përmet, si një destinacion i parë në Shqipëri, për turizmin, bujqësinë, kulturën dhe historinë” –tha Kumbaro.

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Formula 1 nxjerr kalendarin e ri, ndryshon harta e vitit 2027: Rikthehen dy shtete

Formula 1 nxjerr kalendarin e ri, ndryshon harta e vitit 2027: Rikthehen dy shtete

17/09/2026
Flirtuan me Botërorin, por Kosova nuk dorëzohet, Foda: Tani synojmë Evropianin

“Ai më informoi personalisht”, Foda për tërheqjen e Rrahmanit nga përfaqësuesja

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al