• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Meta: Me pasaporta, me karta, me shpata, shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill. Kushdo që do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir

22/02/2021
Meta: Me pasaporta, me karta, me shpata, shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill. Kushdo që do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se më 25 prill do ketë pjesëmarrje historike në votime. Duke folur nga Vlora për akuzat e kryeministrit, Kreu i Shtetit deklaroi se kushdo që do t’i demoralizojë shqiptarët për të mos votuar të lidhë kokën me peshqir, pasi Shqipëria do ngrihet më këmbë. Siç tha ai, shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota.

“Me pasaporta, me karta, me shpata shqiptarët do shkojnë të votojnë më 25 prill, kjo histori ka përfunduar. Kushdo që do t’i demoralizojë, të lidhë kokën me peshqir. Pjesëmarrja do jetë historike. Shqipëria do ngrihet më këmbë. Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e tyre është vota. Vota është e drejta e pronës, e drejta për punë, e drejta për të përballuar një jetë me dinjitet, për t’u përfshirë nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar. Të gjithë të shkojnë dhe të votojnë për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për dinjitetin e tyre, kundër shpopullimit të Shqipërisë. Është një dramë e madhe. Në Shqipëri nuk kemi largim, kemi shpopullim.

Duhet t’i krijojmë të gjithë mundësinë që jo vetëm të lindin në Vlorë dhe të jenë krenarë por edhe të kenë një të ardhme të mrekullueshme”, deklaroi Meta. Ai tha se presidenti është armik i oligarkisë dhe se nuk ndihet i kërcënuar që të vijë fshehtas në Vlorë, pasi nuk i ka marrë ndonjë copë tokë kujt.

“Mua më pëlqen të flas me fakte dhe jo shumë. Shikoni fotografinë dhe lajmin e gazetës Tema që është shpërndarë nga ky oligarku. Sa herë jemi takuar ne bashkë, kemi bërë dhe konferenca shtypi. Pse përpiqen këta të krijojnë një mashtrim publik që presidenti lëvizka natën dhe fshehurazi. Nga kush ka frikë presidenti, ka ardhur dhe ka marrë ndonjë copë tokë. E dini sa drejtor hipotekash janë ndërruar në Vlorë. Unë i kam ndërruar. Kush i ka ndërruar? Hajde shkojmë në Dhërmi gjithë rrugën se çdo dëgjoni nga pronarët e ligjshëm për ato padrejtësi dhe dëme të jashtëzakonshme që iu janë bërë për arsye nga më të ndryshmet. Presidenti është i keq se mbron pronën e qytetarët, se nuk mban anën e oligarkëve, për 98% mortalitet tek intubimi, kur në vende të tjera është 30%. Ne tani e kemi të qartë që presidenti është një armik i oligarkisë dhe presidenti i Republikës është shumë i lumtur që është armik i oligarkisë”, theksoi Meta.

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al