• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Caktohen datat e provimit për infermierët e rinj, në garë mbi 2700 persona

26/02/2021
Caktohen datat e provimit për infermierët e rinj, në garë mbi 2700 persona

Radhën për t’u testuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore e kanë infermierët në kërkim të një vendi pune.

Nuk janë pak, por 2779 profesionistë të shkencave teknike mjekësore, përfshirë fizioterapeutë, mami, teknikë imazherie e laboratori që janë regjistruar pranë “Infermierë për Shqipërinë” dhe janë në listë pritje për një vend pune. Ajo çka mundëson qeveria është filtrimi i më të mirëve, ose rankimi i tyre që bëhet në bazë të dosjes profesionale dhe rezultatit në testimin e dixhitalizuar që mbahet në Tiranë për të gjithë. QSHA ka caktuar marsin si muajin për testimin e tyre dhe po punon për kalendarin me datat dhe oraret përkatëse për kandidatët e regjistruar.

Në pritje të tij, fton aplikantët të njihen me rregullat e reja të provimit, të diktuara nga pandemia, që përveç distancës fizike përfshijnë marrjen e masave mbrojtëse me vete, si maskë dhe doreza plastike, ruajtjen e distancës 1.5-2 metra midis kandidatëve në pritje për t’u futur në testim apo gjatë tij. Sigurisht, nuk duhen harruar me vete dokumentet e kërkuara dhe mjeti i identifikimit dhe një stilolaps për të nënshkruar deklaratën dhe rezultatin e provimit.

Celularët apo çdo mjet tjetër komunikimi apo send personal nuk lejohet në ambientet e brendshme. Kartë ID bashkë me një kopje të saj, dhe fatura e pagesës së tarifës prej tre mijë lekësh për llogari të QSHA-së janë tri dokumentet që nevojiten për t’u futur në provim.

PRMUNDËSITË PËR PUNË

Provimi siguron veçse futjen në listën e punësimeve, por jo medoemos punë. Ashtu siç thuhet rëndon, vetëm përmes meritës, mund të punësohen. Çka nënkupton se vetëm infermierët që marrin pikë maksimale mund të presin që brenda një viti të thirren. Çdo vit, mbi tre mijë profesionistë dalin nga fakulteti i shkencave mjekësore dhe bëhen potencial për punësim pasi marrin licencën përmes po së njëjtës qendër të provimeve të shtetit. Por, vetëm pak prej tyre arrijnë të punësohen në vitin e parë. Shumica mbeten në listë pritjeje.

Në portalin e infermierëve janë afro tre mijë, prej të cilëve, 1116 vetëm në Tiranë, njërën nga katër drejtoritë që ndërmjetëson punësimin e infermierëve të rinj, 419 në qarqet që përmbledh Drejtoria Rajonale e Vlorës, 1018 në Elbasan dhe 226 në Shkodër. Nga ana tjetër, të punësuarit nuk kapin as masën e 2.5 për qind. E vetmja gjë që dihet me siguri është numri i punëkërkuesve në këtë profil, pasi vendet vakante janë dinamike dhe ndryshojnë muaj pas muaji. Megjithëse Gjermania dhe vende të tjera europiane kanë thithur jo pak infermierë, sërish ka një hendek në raportin studentë të diplomuar/ vendpunësime.

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shokues rrëfimi i Hayden Panettiere: çfarë ndodhi në atë festë private

Shokues rrëfimi i Hayden Panettiere: çfarë ndodhi në atë festë private

20/05/2026
VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

20/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al