• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nard Ndoka: Kandidimi i Çomos e Bozdos për PS, ato do i kujtojnë shqiptarëve tërmetin e pandeminë

05/03/2021
Nard Ndoka: Kandidimi i Çomos e Bozdos për PS, ato do i kujtojnë shqiptarëve tërmetin e pandeminë

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka e ka cilësuar kandidimin nën siglën e PS të Nadaja Çomos dhe Luljeta Bozos si përdorim i figurave të tyre nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për ‘Studio Live” në Report Tv, Ndoka tha një alibi të çuditshme pse Çomo dhe Bozo nuk duhet të ishin në politikë, pasi sipas tij ata do i kujtojnë popullit pandeminë dhe tërmetin tragjik, duke u kujtuar humbjet e shkaktuara prej tyre.

(Nadaja Çomo dhe Luljeta Bozos janë dy personazhe simbol të luftës ndaj pandemisë dhe rindërtimit pas tërmeti duke u kthyer shpresën shqiptarëve)

“Pa folur për zonjat që fusin një gjak të ri në PS, unë shoh një keqpërdorje të Ramës, pa u marr me dy zonjat e nderuara.

Rama ka thënë se tërmeti dhe pandemia vijnë njëherë në 100 vite dhe fut në parlament dy simbole që iu kujtojnë shqiptarëve pikërisht këto dy ngjarje të trishta. Me qindra familje që kanë humbur jetën nga COVID dhe mungesa e shërbimeve dhe kjo është një kosto morale e polikë për vetë Çomon, po ashtu edhe inxhinierja e nderuar e tërmetit, na kujton jo këshillat e saj por dështimin e shtetit që nuk kishte mjete për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat”, tha Ndoka.

I pyetur nëse Çomo dhe Bozo do të ishin dy emra që mund t’i bashkoheshin PD-së, Ndoka tha se nuk besonte pasi ato nuk kanë kontribute në politikë dhe se Rama po i përdor si personazhe.

“Nuk besoj që është shumë e rëndësishme, por politika ka nevojë për politikanë dhe jo personazhe për ti përdorur, këto nuk kanë dhënë asgjë për politikën.

Ne të gjithë kemi thënë se Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga Rama dhe Çomo e vërtetoi këtë duke veshur bluzën e partisë dhe lënë bluzën e bardhë. Këto thjeshtë pranuan të përdoren dhe keqpërdoren nga Rama”, tha Ndoka.

Në lidhje me sulmet dhe deklaratat e ashpra të presidentit Meta se kush prek votën do i pritet dora, Ndoka i lidhi këto deklarata me faktin se atij ‘i rri ngushtë kostumi i presidentit’. Ndoka tha se Meta do të rikthehet në politikë pasi është personazh dhe nuk e mbyll karrierën e tij me Presidencën.

“Kostumi i Presidentit Metës i rri i ngushtë dhe ai do të kthehet një ditë në politikë, nuk është një personazh që do e mbyllë thjeshtë me Presidencën.

Unë shoh një kryera shteti që po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet politike në vend dhe sinjalet i kanë thënë të qartë, duke paralajmëruar Ramën se nëse fut duart në zgjedhje nuk do e gëzoj mandatin”, tha Ndoka.

Related Posts

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA
Kryesore

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

19/08/2026
5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut
Argjiro +

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

01/08/2026
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
Pikante

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

26/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Kapet në Vlorë peshku 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti
Lajme

Kapet në Vlorë peshku 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet – Balkanweb.com – News24

Sa pikë duhen për kualifikimin? Egnatia fillon të bëjë llogaritë në Europë – Balkanweb.com – News24

28/08/2026
Dështoi në “FINAL4”, por Vllaznia i beson Edi Martinit, bën zyrtare rinovimin e kontratës

Vllaznia, Martini: Na pret ndeshje e fortë, duhen pikët

28/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al