• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bill Gates: Deri në fund të vitit 2022, duhet të kthehemi plotësisht në normalitet

25/03/2021
Bill Gates: Në 5 vitet e ardhshme çdo njeri do të ketë një robot asistent të fuqizuar nga AI

Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka vlerësuar se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet, deri në fund të vitit 2022. Këtë proces do ta ndihmojë vaksinimi kundër COVID-19, ka thënë ai. Duke folur për gazetën polake “Gazeta Wyborcza” dhe transmetuesin televiziv “TVN24”, Gates tha se pandemia e koronavirusit është “një tragjedi e pabesueshme”.

Sipas tij shpresa e vetme ishte qasja në vaksina, të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. “Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet”, tha Gates.

Gates, një miliarder i cili dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i Microsoft Corp. më 2014, tha se ai në vitin 2015 e paralajmëroi botën ndaj mundësisë së një pandemie.
“Njerëz si unë paralajmëruan dhe thanë: ekziston një rrezik, dhe që ai të shmanget dhe të bëhen përgatitje duhet paguar një çmim të vogël. Por fatkeqësisht, këto investime nuk u bënë me kohë”, tha Gates.

Përmes Fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates, kanë ndarë të paktën 1.75 miliardë dollarë për luftën plobale ndaj pandemisë së COVID-19, duke përfshirë mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikimit dhe trajtimeve të mundshme.

Iniciativa COVAX, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, synon të sigurojë dy miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.

I pyetur në lidhje me fushatën e lajmeve të rreme, që e ka akuzuar atë se qëndron pas pandemisë në mënyrë që të “kontrollojë” botën, Gates tha se posaçërisht gjatë kohërave të vështira, njerëzit e kanë më të lehtë të mendojnë se ka “një arsye të thjeshtë, djallëzore”, prapa sfidës me të cilën përballen.

Ai tha se teori të tilla u përhapën më shpejt me ndihmën e mediave sociale. Gates paralajmëroi për rrezikun që paraqesin gënjeshtra të tilla. “Është me të vërtetë tragjike që dikush nga frika e një komploti, nuk mban maskë ose nuk dëshiron të vaksinohet”, tha ai.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

21/12/2025
Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al