• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Collins: Hezitimi ndaj vaksinës mund të zgjasë pandeminë

26/03/2021
Collins: Hezitimi ndaj vaksinës mund të zgjasë pandeminë

Drejtori i Institutit amerikan të Shëndetit Kombëtar Francis Collins tha të enjten se personat që hezitojnë të marrin vaksinat kundër COVID-19 mund të kontribuojnë në zgjatjen e pandemisë.
Në një intervistë për rrjetin televiziv “Fox News” Collins tha se ai nuk është i shqetësuar lidhur me furnizimet me vaksina. Ai shtoi se është më i shqetësuar “rreth hezitimit që ekziston ende tek shumë grupe” që siç tha ai, do ta bëjnë më të vështirë arritjen e imunitetit të turmës.

“Kjo në thelb mund të bëjë që kjo pandemi të zgjasë më shumë sesa duhet”, tha ai.

 
Më herët të enjten Presidenti Joe Biden njoftoi se administrata e tij ka vendosur një objektiv të ri atë të injektimit të 200 milionë dozave deri në fund të 100 ditëve të para të tij në detyrë, dyfishi i objektivit që u vendos fillimisht.
Zoti Collins tha se zyrtarët e shëndetësisë nuk e dinë se sa është përqindja e popullsisë që është infektuar me COVID-19 dhe inkurajoi amerikanët që janë prekur nga sëmundja që të vaksinohen.
“Të qenit i infektuar me COVID-19 nuk siguron aq imunitet sa vaksina për të shmangur infektimin për herë të dytë”, tha ai.
Ashtu siç kanë bërë zyrtarë të tjerë të shëndetit publik, zoti Collins paralajmëroi se ishte shumë shpejt për të shpallur fitoren kundër pandemisë së koronavirusit, duke përmendur ringjalljet në disa vende evropiane të shkaktuara nga variantet e virusit.
“Ndërsa vaksinojmë vendin ne duhet të vazhdojmë t’i përmbahemi masave të shëndetit publik për të kufizuar transmetimin e këtyre varianteve shumë ngjitëse dhe më pas në verë, mund të fillojmë t’i hedhim këto pas“, tha ai. “Por kjo kohë nuk ka ardhur ende”. /VOA/

 

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Dyshimet dhe mungesat, Klafuriç në hall për formacionin e Tiranës – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
Po shkëlqejnë në ekipet e tjera të Superiores, te Vllaznia “vajtojnë” largimet e verës

Po shkëlqejnë në ekipet e tjera të Superiores, te Vllaznia “vajtojnë” largimet e verës

05/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al