• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nikoll Lesi: Më mirë të vdesim, se sa të marrim vaksinën ruse e kineze të Ramës. Po na prish me SHBA e BE

26/03/2021
Nikoll Lesi: Më mirë të vdesim, se sa të marrim vaksinën ruse e kineze të Ramës. Po na prish me SHBA e BE

PD e LSI janë shqetësuar pas sigurimit të një milionë vaksinave nga Edi Rama, pasi e shohin këtë si një goditje elektorale.

Kjo gjë bëri që madje, Lulzim Basha të mos e përmendte fare Covidin dhe si do e zgjidhte ai problemin e vaksinimit, në fjalimin e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike.

Por zëri zyrtar i LSI-së dhe Ilir Metës, Nikoll Lesi, ka shkuar më larg, duke shkruajtur se Rama po na rikthen nostalgjinë kineze e ruse, duke sjellë vaksinat e tyre në vend.

Sipas tij, Rama po na prish me SHBA dhe BE-në.

Është ironikë në fakt, pasi vetë LSI e Ilir Meta janë në luftë prej vitesh me SHBA e BE, për shkak të reformës në drejtësi.

“Ajo çfarë po bën kryeministri Rama me lojën e vaksinave të pa çertifikuara ruse dhe kineze, mbetet një lojë në thelb antieuropiane dhe antiamerikane. Vetëm që të marrë vota nga vaksinimi, ai është turr me avion e makina kudo ku dëgjon emrin vaksinë. Nuk po pyet nëse janë të çertifikuara apo jo si dhe a njihen nga agjensia kompetente e BE apo nga Autoritetet e Barnave Amerikane.

Gjithçka në funksion të fushatës dhe votës.

Duke sulmuar fillimisht Francën për vaksinat e më pas krejt BE, Edi Rama luajti mjeshtërisht me propogandë që të justifikonte mungesën e hapjes së konferencës së pare ndërshtetore BE-Shqipëri, pra po luan që të krijojë përceptimin në popull se janë europianët ata që nuk po na ndihmojnë dhe nuk duan Shqipërinë në familjen europiane.

Nuk thotë se nuk ka plotësuar 15 kushtet e BE, por i bie nga Kina që të justifikojë mungesën e përspektivës europiane për fajin e qeverijes së tij.

Edi Rama krijoi me mediat e tij, që financon apo që u jep leje ndërtimi pronarëve të tyre, se në këto ditë të vështira për popullin shqiptar po na gjenden Rusia dhe Kina, kurse BE jo.

As SHBA, jo!

Kjo është lojë e rrezikshme për të spostuar boshtin e strategjisë së Shqipërisë drejt Turqisë, Rusisë dhe Kinës.

Nëse shikon rrjetet sociale fill pas këtij sulmi të kryeministrit, kanë filluar komentet negative ndaj SHBA dhe sidomos BE. Deri para pesë vitëve popullaritet i SHBA ishte mbi 95 %, kurse për BE diku mbi 90 %.

Pas propogandës së tij se po merr vaksina ruse dhe kineze, ka filluar rrezikshëm kthesa drejt 180 gradë e kryeministrit; falet në Turqi dhe duke luajtur syrin Pekinit e me një nostalgji për kohen sovjetike në Tiranë.

E gjitha kjo është një lojë e rrezikshme për Shqipërinë, e cila duhet të ketë  të mirëpërcaktuar udhën drejt BE dhe me SHBA si aleatin më strategjik”, shkruan Lesi në gazetën e tij.

Related Posts

Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili
Kryesore

Tragjedi në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij, 4- vjeçarja ndërron jetë

09/08/2026
Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe
Kryesore

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë
Kryesore

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh
Kryesore

Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

08/08/2026
Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë
Kryesore

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

08/08/2026
Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh
Kryesore

Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh

08/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili

Tragjedi në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij, 4- vjeçarja ndërron jetë

09/08/2026
Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al