• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mes 27 anëtarëve të Vettingut dhe noterja nga Gjirokastra. Njihuni me superpagat, masat e sigurisë dhe privilegjet që përfitojnë

21/06/2017
Mes 27 anëtarëve të Vettingut dhe noterja nga Gjirokastra. Njihuni me superpagat, masat e sigurisë dhe privilegjet që përfitojnë

Ata janë njëzeteshtatë dhe sot konsiderohen si njerëzit më të rëndësishëm në Shqipëri, për shkak të përgjegjësisë historike, pritshmërive dhe besimit që u kanë dhënë shqiptarët dhe Perëndimi, për shembjen e sistemit aktual të drejtësisë, nëpërmjet identifikimit dhe largimit nga sistemi të prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar. Mes tyre është edhe noterja nga Gjirokastra, Firdes Shuli. 

Në lartësinë e rëndësisë së detyrës janë edhe pagat dhe privilegjet e 27 anëtarëve të organeve të Vetingut. Shqiptarja.com zbardh superpagat, kufizimet, masat e sigurisë dhe privilegjet e tjera të 27 njerëzve, që do të kalojnë në skanerin e trefishtë rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale. Përpos privilegjeve, anëtarët e Vetingut kanë edhe disa detyrime, ndalime dhe korniza, shkelja e të cilave mund t’u kushtojë largimin nga detyra. Anëtarët privohen nga 16 veprime, ku përfshihet shoqërimi me njerëz të korruptuar, përfitimet e padrejta, ndikimi i papërshtatshëm në detyrën e kolegut etj.

Pagat e anëtarëve të Vetting­ut

Anëtarët e Komisionit të Rivlerësimit, Komisioneri Publik dhe anëtarët e Kolegjit të Apelimit do të marrin një pagë mujore që arrin deri në 4 mijë USD. Ata do të paguhen në bazë të parashikimeve të ligjit të ri për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas këtij ligjit, paga mujore referuese për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë do të jetë 160 % e pagës së sekretarit të përgjithshëm dhe drejtorit.

Por, duke llogaritur shtesat për vjetëri pune, përqindjen për çdo fëmijë nën 18 vjeç, shtesën prej 40 % të pagës për delegimin, shtesën bazuar në pagën fillestare, vështirësitë etj., paga e anëtarit të organeve të Vetingut do të shkojë rreth 4 mijë USD në muaj. Gjithashtu, ata do të përfitojnë edhe një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësive. Ndërkaq, këshilltari ligjor dhe ekonomik përfiton përkatësisht 80 për qind të pagës mujore përkatëse të anëtarit të institucionit të rivlerësimit. Edhe ata përfitojnë një pagesë shtesë për shkak të vështirësisë, sipas rastit. Gjithashtu, pas përfundimit të mandatit, anëtarëve dhe stafit të tyre, shteti duhet t’i emërojë në pozicione të rëndësishme. Pra, atyre do t’u sigurohet e ardhmja për shkak të detyrës së tyre dhe vendimeve për fatin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, hakmarrjeve të mundshme etj.

Privilegjet e tjera

Pagat e larta, më të lartat në sistemin e pagave në Shqipëri, janë vetëm një pjesë e privilegjeve që do të përfitojnë anëtarët e Vetingut. Anëtarët e Vetingut dhe fëmijët e tyre do të merren nën mbrojtje të veçantë. Ligji parashikon se, anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, personat e lidhur me ta, personeli i institucioneve të rivlerësimit, si dhe personeli mbështetës i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gëzojnë të drejtën për mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e veçantë.

Buxheti

Institucionet e Vetingut do të kenë një status të privilegjuar edhe sa i takon buxhetit. Institucionet do të financohen nga buxheti i shtetit, në të cilin ato pasqyrohen si institucione të veçanta. Institucionet e rivlerësimit do të propozojnë çdo vit projektbuxhetin e tyre në komisionin që mbulon çështjet ligjore pranë Kuvendit, që e paraqet për miratim në Kuvend, si pjesë integrale të Buxhetit të Shtetit. Institucionet e rivlerësimit do të zbatojnë në mënyrë të pavarur buxhetin e tyre, të miratuar nga Kuvendi. Institucionet kanë të drejtë të përdorin të ardhurat dytësore, të përfituara nga projektet ndërkombëtare, donacionet dhe botimet e tyre. Kontrolli financiar i institucioneve të rivlerësimit kryhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit./Shqiptarja.com

Related Posts

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave
Lajme

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
Kryesore

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

24/11/2026
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para
Kryesore

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para

24/11/2026
Ben Ahmetaj do të përjashtohet nga PS? Ja çfarë thotë Blendi Klosi
Kryesore

Klosi tregon pse u përjashtua Elisa Spiropali: Iu dha mundësia të dëgjohet…

24/11/2026
Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun
Kryesore

Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

24/11/2026
Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi
Kryesore

Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi

24/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
VIDEO/ Reali me 5 “yje” në Champions, barazime dhe gola në supersfida

VIDEO/ Reali me 5 “yje” në Champions, barazime dhe gola në supersfida

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al