Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi feston sot 47-vjetorin e lindjes, ndërsa urimet për të kanë qenë të shumta. Kryemadhi ka postuar në story në Instagram buqetat me lule dhe urimet që ka marrë, ndërsa mes tyre nuk mungonte edhe ai i aleatit të saj, Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij, Aurelës. Ata i dhuruan Kryemadhit një buqetë me trëndafila të kuq, ndërsa në pusullën e urimit shkruhej: “Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura!”