• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Efektet e koronavirusit tek personat që janë shëruar. Rrezik riinfektimi për çdo moshë

14/04/2021
Efektet e koronavirusit tek personat që janë shëruar. Rrezik riinfektimi për çdo moshë

Nuk po duket ende fundi i pandemisë Covid 19, i cili tashmë ka një peshë tjetër, jo më pak të rëndësishme në horizont, ajo e të ashtuquajturit “Covid i gjatë”, ose efektet afatgjata të infeksionit tek ata që kanë kaluar faza akute.

Një studim i fundit i publikuar në “British Medical Journal”, paraqet të dhëna, për të cilat do të ishte mirë të reflektohet me kohë dhe kujdes. Në hulumtimin anglez, 47,780 subjekte të shëruar për SARS CoV 2 pas daljes nga spitalet gjatë valës së parë, u krahasuan me popullsinë e përgjithshme, duke u balancuar sipas moshës, gjinisë, përkatësisë etnike dhe faktorëve të ndryshëm të rrezikut.

Rezultatet janë shqetësuese: 29.4% e pacientëve të shtruar në spital për Covid, kishin qenë të paktën edhe një herë tjetër në spital pas 140 ditësh nga hera e parë dhe nga këta, 12.3% kanë humbur jetën.

Jo vetëm kaq, rreziku i zhvillimit të problemeve të frymëmarrjes tek ata që ishin shtruar në spital për herë të parë për Covid, krahasuar me popullatën e përgjithshme, u shumëzua me 6 (30% e pacientëve që kishin lënë spitalin, zhvilluan çrregullime të mushkërive), ai i zhvillimit të diabetit me 4.8, ato me probleme të rëndësishme kardio-vaskulare me 4.8, përjetimi i sëmundjeve të veshkave me 1.5 dhe ato me mëlçi, 0.3.

Dëmi nuk u kufizua vetëm tek ata persona mbi 70 vjeç, por edhe moshat e reja kanë humbur jetën ose kanë rrezikuar vdekjen për shkak të infeksionit viral. Dhe ky nuk është studimi i vetëm që raporton numrat dhe përqindjet e këtij lloji; përveç atyre të publikuara më parë, që iu referuan serive numerikisht më pak të rëndësishme, të dhënat nuk ishin shumë të ndryshme.

Në një hulumtim të fundit të 1,775 të moshuarve amerikanë, të cilët ishin të shtruar në spital për Covid-19, u zbulua se 20% e tyre, shkuan në një spital të dytë dhe 9% humbën jetën brenda dy muajve pas daljes nga spitali.

Një tjetër hulumtim amerikan, ka dokumentuar se si ata që i janë nënshtruar shtrimit në spitale për këtë sëmundje virale, kanë një rrezik shumë më të madh të zhvillimit të problemeve të veshkave, diabetit, goditjes në tru, embolisë pulmonare, miokarditit dhe më shumë.

Nga të dhënat aktuale, konfirmohet që SARS CoV 2, nuk shkakton dëmtime vetëm në disa organe, siç janë mushkëritë, por bëhet fjalë për një sëmundje të vërtetë sistemike, që përfshin të gjithë organizmin dhe se pasojat mund të regjistrohen edhe pas disa javësh dhe muajsh nga tejkalimi i fazës më akute.

Dhe e gjitha kjo, është e kufizuar vetëm te pacientët që kanë pasur një shtrim në spital, pa marrë parasysh të gjithë ata që kanë zhvilluar sëmundjen në një formë më të butë dhe trajtohen në shtëpi, por për shëndetin e ardhshëm të të cilëve, ende nuk dihet asgjë.

Në fakt, ka ende shumë pak studime për efektet afatgjata të infeksionit në popullatë. Një problem shëndetësor që mund të ketë pasoja të rëndësishme, duke pasur parasysh dhjetëra miliona raste të regjistruara në të gjithë botën.

Prandaj, njerëzimin e pret një sfidë e madhe, e cila do të përfaqësohet nga kujdesi për të gjithë këta pacientë, depistimi i tyre dhe diagnostikimi i hershëm i manifestimeve të mundshme post-Covid.

Related Posts

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi
Lajme

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al