Gjate takimit elektoral ne Libohove, kandidatja per deputete e Partise Socialiste, Mirela Kumbaro, ka evidentuar disa prej investimeve qe jane bere gjate ketyre viteve. Sipas saj fale ketyre investimeve dhe punes qe flet vete, Libohova do te votoje pa asnje medyshje Partine Socialiste.
“Libohova eshte amaneti dhe premtimi i te pareve te mi. Premtim qe mund te mbahej vetem brenda vizionit te Partise Socialiste qe Rilindjen Urbane e ka kthyer ne fytyren e te ardhmes se Shqiperise, Gjirokastres, Libohoves. Si libohovite jam e nderuar qe kryesoj listen e kandidateve per deputete te Partise Socialiste ne Qarkun e Gjirokastres. Si socialiste i jam mirenjohese Partise Socialiste qe ktheu vemendjen e qeverise si asnjehere me pare ne Libohove🌹 Prandaj Libohova do te votoje serish dhe pa medyshje numrin 12 – Partine Socialiste”, thote Kumbaro nder te tjera.