• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ky është terrorizëm dhe po iu merr jetën shqiptarëve. E dini se çfarë po hani?

21/06/2017
Ky është terrorizëm dhe po iu merr jetën shqiptarëve. E dini se çfarë po hani?

Nga Klodian Tomorri

Ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqipërisë është terrorizëm i mirëfilltë. As më shumë e as me pak, krim kundër njerëzimit.

Fiks Fare vërtetoi dje se si të gjitha produktet bujqësore, pa përjashtim, modifikohen dhe manipulohen me hormone në sasi të pakontrolluara.

Rezultati?
Në dekaden e fundit vdekjet e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare janë dhjetëfishuar. Sëmundjet tumorale po ashtu. Shqipëria po vdes e re. Arsyeja kryesore, është pikërisht masakra që ndodh me ushqimet.

Por nuk është e vetmja. Një miku im doktor me tregonte se si shoqëria shqiptare po hyn në depresion dhe një nga shkaqet kryesore mendohet se është pikerisht ky, përdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek ushqimet.

Këta po shfarosin njerëzit në masë. Kostot që merr shoqëria nga gjithë kjo veprimtari kriminale, janë me qindra dhe me mijëra herë më të larta se sa fitimet e qelbura nga eksportet e perimeve bujqësore.

Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje drastike, në të kundërt Shqipëria do shndërrohet arena e eksperimentit më të madh gjenetik në botë, ndërsa shqiptarët kavie në duart e disa injorantëve të babëzitur, që nuk njohin asnjë limit.

Ligji duhet të ndryshojë urgjentisht. Përdorimi i pakontrolluar i pesticideve apo hormoneve në produktet ushqimore duhet të kriminalizohet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sot pjesë e tepsisë, siç e thotë vetë qeveria, duhet të forcohet dhe të marrë atribute ekstra ligjore.

Çdo fushë apo njësi bujqësore prodhuese duhet të jetë subjekt i inspektimeve të papritura. Në ato fusha ku konstatohet përdorim i substancave të dëmshme, përgjegjësit duhet të shkojnë pas hekurave më dënimet ekzemplare.

Nuk mund të tolerohet më. Ky është terrorizem. Probabiliteti që dikush të sëmuret dhe të vdesë nga ushqimet në Shqipëri është mijëra herë më i lartë se sa të vdesë në një sulm terrorist. Llogaritë bëhen vetë.

Related Posts

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!
Blog

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë
Blog

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën
Blog

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026
Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar
Blog

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chelsea bind në Londër, fiton ndaj United (VIDEO)

Chelsea bind në Londër, fiton ndaj United (VIDEO)

31/10/2026
Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit

Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al