• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lulzim Basha: Kur të vijmë në pushtet do i heqim imunitetin kryeministrit dhe deputetëve

21/04/2021
Lulzim Basha: Kur të vijmë në pushtet do i heqim imunitetin kryeministrit dhe deputetëve

Lulzim Basha, në një intervistë për A-Show foli për drejtësinë ku theksoi se me ardhjen në pushtet do i heqë imunitetin ministrave dhe kryeministrit.

“Gjëja e parë që do të ndodhë, është që ne do të heqim, çfarëdo imuniteti të mbetur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Pra, unë, nesër si kryeministër, nuk do të kem asnjë imunitet nga gjyqësori dhe ky është standardi britanik”-theksoi Basha.

Intervista:

Adi Krasta: Si mendon, po t’i heqësh SPAK-ut presionin politik të kryeministrit, ata nuk do të mundoheshin që të…

Lulzim Basha: Padiskutim, do të bëj detyrën. Do të bëj detyrën. E gjithë drejtësia është nën presionin politik dhe është rënia e drejtësisë nën presionin politik të kryeministrit, shkaku pse qytetarët nuk kanë një derë ku të zgjidhin problemet e tyre. Ku Gjykata e Lartë ka më shumë çështje për të zgjedhur sesa Gjykata e Lartë e Meksikës. Pse gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë janë nën presion dhe pushtetarët dhe krimi i organizuar në vend që të ndëshkohen mbrohen, ndërsa të pafajshmit kurrë nuk e gjejnë të drejtën. Është e gjitha prodhim i Edi Ramës dhe kapjes politike të drejtësisë. Në këtë kuptim, më 25 prill shqiptarët votojnë për ta çliruar drejtësinë.

Adi Krasta: Qëndrojmë pak tek drejtësia sepse ajo bën një përshtypje shumë të madhe direkte edhe ndoshta është të parat herë, ndoshta ngaqë ne gjatë gjithë kohës të këtyre 30 viteve kemi pritur që reforma të ishte një reformë e vërtet. Përfytyro që njëri, një personazh i një reforme të shumë viteve përpara të ashtuquajtur të “Plepave”, ishte shumë gati për t’u futur në Gjykatën Kushtetuese. Një viskonti Cavalcanti si domethënë, i shikon se çfarë qasje direkteshumë të shkurtër mund të kesh nga një veprim të themi kështu populist,në një veprim direkt. Ju jeni gati që në pozicionin, në një pozicion të rëndësishëm të drejtuesi të ekzekutivit, pra, të tregoni një lloj qasje të çiltër, të sinqertë, për të cilën duhet shumë volum pune, duhet dhënë që reforma, pra,reformës në drejtësi t’i jepet edhe një shans tjetër real.

Domethënë që Shqipëria mos të ketë një përmbytje, pra, klasat e përmbysura edhe socialistët që janë sot, që do të duhet të dalin mirë është në shëndetin e tyre mendor të dalin të ikin nga pushteti për t’u qetësuar për të kuptuar se ku janë, ku të jetë. Pra qasje, domethënëshanse real, një. E dyta, kthimi tek konsensualiteti, por për këtë do të duhet që ju të bashkëpunoni me partinë që do të jetë në opozitë që dikur ishte në pozitë. Jeni i prirur ta bëni këtë, apo ju jeni i mërzitur aq shumë sa ju thoni…

Lulzim Basha: Jo.Janë dy pyetje brenda pyetjes tuaj.

Adi Krasta: Po.

Lulzim Basha: E para, s’ka gjë do i përgjigjem të dyjave. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Ajo ka ardhur në këtë pik për shkak mungesës së vullnetit dhe vullnetit të mbrapsht të qeverisë, siç kemi thënë prej fillimit, për ta kapur drejtësinë. Prandaj 25 prilli, fitorja e thellë e shqiptarëve dhe opozitës më 25 prill dhe humbja e thellë e Edi Ramës për shkak të pasojave, siç është gënjeshtra me legalizimet, siç është ekonomia në kolaps, siç është gjendja e përgjithshme e vendit, ngecja e reformave që na çojnë drejt B-së, do të sjell dhe si rezultat çlirimin e drejtësisë dhe zotimi i parë i imi është që politika, qeveria do t’i mbaj duart larg nga gjyqësori, larg nga drejtësia.

Adi Krasta: Më falni, se nuk mund ta lë pa, ta kaloj kaq kollaj. Zoti Basha kështu tha Rama kur erdhi në pushtet, tha ishte e kapur drejtësia unë me 1 milion vota pro, do ta çliroj do merrem vetëm me gjëra, do të ndërtojShqipërinë, shtetin e Shqipërisë një herë e përgjithmonë. Dhe në fakt duhet, kur vjen në pushtet në ato muajt e parë, vitet e para duhet, një gjë e vogël, një incident i vogël krijon, nuk e di të tregoj një rast të jashtëzakonshëm dhe që aty ndryshon gjendja shpirtërore e gazetarëve karshi kryeministrit, që aty për aty.

Lulzim Basha: Gjëja e parë që do të ndodhë, është që ne do të heqim, çfarëdo imuniteti të mbetur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Pra, unë, nesër si kryeministër, nuk do të kem asnjë imunitet nga gjyqësori dhe ky është standardi britanik apo jo?

Adi Krasta: E vërtetë është!

Lulzim Basha: Në Britani, edhe magjistrati më i thjeshtë…

Adi Krasta: Në gjithë konceptin anglo-sakson, ti ballafaqohesh…

Lulzim Basha: Dhe europian, dhe europian! Mora Britaninë ngaqë ju keni jetuar dhe keni punuar atje si gazetar, po në çdo vend normal europian, magjistrati më i thjeshtë mund të marrë…

Adi Krasta: Ish-drejtuesi më i madh i Skocisë Hamond, vazhdon që të ballafaqohet me, është shumë e lehtë për t’u ballafaquar atje me drejtësinë.

Lulzim Basha: Kemi Italinë, ish-kryeministrin apo ish-kryeministrat, pra është një standard europian. Nuk mund të ketë një njeri të gjitha pushtetet dhe të jetë përtej ligjit. Pra, kjo është garancia që gjërat do fillojnë të funksionojnë ndryshe dhe në fakt, ne e kërkuam këtë duke qenë në opozitë, kërkuam vetting-un politik, po le të flasim për ato që do bëjmë pas 25 prillit. E para dhe garancia e parë është që kjo shtyllë e rëndësishme që garanton demokracinë, që garanton që të mos çmendet kryeministri nga pushteti e t’i duket vetja Zot mbi zotër, e të fillojë të luajë me pronat e shqiptarëve e t’u thotë “Thuaju atyre t’jua legalizojë sepse sapo t’jua marr votën, do t’jua prish, madje do t’u fus edhe gaz lotsjellës e nuk do t’u jap asnjë lek”, janë njerëz, qindra, mijëra familje, është puna e jetës së tyre, është djersa e jetës së tyre.

I trajton sikur të jenë insekte. Pra, kontrolli mbi pushtetin, Monteskje, që është e para pra, drejtësia do të funksionojë, nuk do të jetë në presion politik, përkundrazi. Politika që është faktori kryesor, jo i vetëm por kryesor i korruptimit të drejtësisë, do të zhvishet nga çdo lloj imuniteti dhe pushteti për të influencuar drejtësinë. E dyta, brenda pyetjes së parë dhe pastaj mund të vazhdoni, është fuqizimi i rolit të opozitës së ardhshme, meqë ma bëre si pyetje. Si institucion, opozita e ardhshme do të ketë të drejta të garantuara me ligj, pra ne do të krijojmë institucion, unë jam i vendosur, madje këtë angazhim e kam jo vetëm në programin tonë politik por e kam nënvizuar edhe në librin tim, që u botua para disa javësh. Do të krijojmë institucionin e kryetarit të opozitës.

Adi Krasta: Zoti Basha, kjo është një lloj indugjence e veçantë e një njeriu që dëshiron të vijë në pushtet. Imagjino pra, kur njeriu vjen në pushtet dhe ka një fitore të madhe ose ka një fitore të rëndësishme, kurdoqoftë që një njeri është i madh, domethënë me një fitore të madhe, ai tregohet magnanimus, pra, ai tregohet i madh, nuk tregohet i vogël, i ngushtë dhe narcisist, problematik me një durim të vogël.

Lulzim Basha: Varet, varet se pse e ke marrë pushtetin. Në qoftë se pushtetin e ke qëllim në vetvete, atëherë i sulesh opozitës ta zvogëlosh, ta asgjësosh, ta poshtërosh dhe në këtë mënyrë asgjëson të vetmen kritikë që ke, në kuptimin politik të fjalës. Po kujt i shërben kjo? Kujt i shërben?

Related Posts

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi
Lajme

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al