• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Miliona nga dietat, karburanti e telefonat, ja cilët janë deputetët që fitojnë më shumë (VIDEO)

21/04/2021
Miliona nga dietat, karburanti e telefonat, ja cilët janë deputetët që fitojnë më shumë (VIDEO)

Top Story gjurmoi pagesat e kryera për përfitimet financiare të deputetëve për dy vite, atij 2018, dhe vitit 2020, që ishte një vit pandemik. Konkretisht gjatë vitit 2018, dietat, karburanti, telefoni dhe shtëpitë me qira të deputetëve, pa përllogaritur këtu pagat, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit plot 154 mln lekë.

Deputeti më i paguar gjatë 2018-ës rezulton të jetë deputeti i Partisë Socialiste për Vlorën Edmond Leka, i cili ka përfituar plot 2 mln lekë të reja dieta. Ai është një biznesmen, por sërish nuk ka hequr dorë nga dietat.

Në vend të dytë renditet deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku dhe ai i PS-së Xhevit Bushaj, që u është rimbursuar respektivisht nga 1.8 mln lekë secili.

Adelina Rista një tjetër deputete e listës së PS-së për Fierin, është rimbursuar me 1.85 ml lekë dhe po ashtu edhe Fadil Nasufi, po nga Partia Socialiste, është rimbursuar me 18 mln lekë,

Tatiana Nurçe dhe Ilir Pendavinji , edhe këta të Partisë Socialiste, janë rimbursuar me nga 17.9 mln lekë secili.

Nadire Meçorapaj, kandidatja demokrate në Vlorë është rimbursuar me 1.78 mln lekë, ndërsa socialisti Luan Harusha me 1.77 mln lekë dieta.

Nard Ndoka deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, rezulton të jetë një ndër deputetë më të paguar gjatë 2018-ës, me plot 1.76 mln lekë të reja dieta.

Paradoksalisht nga ana tjetër deputeti më pak i paguar gjatë 2018-ës, rezulton të jetë nënkryetarja e parlamentit, Vasilika Hysi, e cila është rimbursuar përgjatë gjithë vitit vetëm me 236 mijë lekë të reja.

Faturat e hoteleve kanë qenë një zë i rëndësishëm gjatë 2018-ës. Në total janë rimbursuar 1.3 mln lekë të reja vetëm për hotel.

Faturat e hotelit kryesohen nga Tatiana Nurçe e cila ka shpenzuar plot 246 mijë lekë të reja, më pas vjen Vilma Bello me 160 mijë lekë dhe Eduart Shalsi me 150 mijë lekë. Shpenzime për hotel përgjatë 2018-ës kanë raportuar edhe Luciano Boçi, Adelina Rista si dhe deputeti Xhemal Gjunkshi.

Viti 2020, është një tjetër vit i marrë në shqyrtim nga Top Story. Ndonëse ishte një vit pandemik dhe lëvizjet u kufizuan, nuk ka ndodhur kështu për deputetët. Ata kanë vijuar të fusin në portofolin e tyre dieta të majme.

Rimbursimi i karburantit, dietat për udhëtime brenda vendit, fatura e telefonit dhe pjesëmarrja në komisionet parlamentare nuk janë cënuar aspak, pavarësisht vështirësive ekonomike dhe rregullave të reja ku u zhyt e gjithë bota.

Në total deputetët, përgjatë vitit 2020, kanë marrë 147 mln lekë dieta, ose vetëm 7 mln më pak se 2018-a, por duhet të kujtojmë se parlamenti funksiononte jo më me 140 deputetë, pasi opozita e braktisi atë. Në total ishin 113 deputetë, sepse nuk u zëvendësuan të gjitha mandatet.

Përgjatë muajit janar 2020, deputetët kanë thyer rekord sa i përket dietave që jepen për udhëtime. 23 deputetë janë rimbursuar secili me një vlerë prej 137 mijë lekë në muaj vetëm për dieta.

Lista kryesohet nga deputeti i Vlorës në siglën e socialistëve, Andrea Marto. Gjatë muajit mars 2020, megjithëse vendi u fut në karantinë dhe ishin të ndaluara lëvizjet, ai është rimbursuar me plot 150 mijë lekë dieta për udhëtime.

Nga listat e pagesave të deputetëve që Top Story, ka në dispozicion, duket se gjatë marsit 2020, megjithëse Shqipëria u kyc në lok down për shkak të pandemisë së shkaktuar nga covid 19, duket se urdhri i kufizimit të lëvizjes nuk ka vlejtur për deputetët. Sipas këtyre raporteve finaciare ata duket se kanë udhëtuar pafund.

Në total gjatë muajit mars janë shpenzuar 7.7 mln lekë të reja për dieta, dhe një pjesë e konsiderueshme e deputetëve kanë përfituar nga 137 mijë deri në 112 mijë lekë vetëm dieta për udhëtime.

Related Posts

Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili
Kryesore

Tragjedi në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij, 4- vjeçarja ndërron jetë

09/08/2026
Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe
Kryesore

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë
Kryesore

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh
Kryesore

Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

08/08/2026
Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë
Kryesore

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

08/08/2026
Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh
Kryesore

Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh

08/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili

Tragjedi në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij, 4- vjeçarja ndërron jetë

09/08/2026
Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al