• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për Gazbardhët e Xhelalzinjtë

24/04/2021
Për Gazbardhët e Xhelalzinjtë

Nga Altin Ketro

Deklaratat kriminale të Xhelal Mziut, ish-kryebashkiak i Kamzës, sot kandidat për deputet në qarkun Dibër dhe drejtues politik po aty, për të vrarë këdo që Strukturat e Mbrojtjes së Votës identifikojnë si person të dyshimtë që lëviz nëpër lagje, janë në vijim të një strategjie të ngritur nga selia qendrore e Partisë Demokratike në SHQUP.

Tashmë nuk kemi të bëjmë më me gjuhë politike, por me gjuhë kriminale që kërkon të fusë një ndarje jug-veri me rekrutimin e elementëve nga një anë e Shqipërisë duke i eksportuar si vrasës në pjesën tjetër.

Teksa dëgjon Xhelalin duke iu drejtues mbështetësve të tij, më shume se ajo çfarë ai nxjerr nga goja është trishtues reagimi i turmës që brohoret, sado e vogël qoftë ajo. Një njeri që i thotë vetes politikan ka përgjegjësi shumë të madhe kur flet përpara popullit. Fjalët që ai nxjerr nga goja ose edukojnë ose e çedukojnë atë.

Me këtë mentalitet që Xhelali dhe “xhelalët” e SHQUP-it po përpiqen të fusin në popull, çdokush që bën pjesë në strukturën kriminale që ka ngritur PD-ja, ka të drejtë që të më ndalojë edhe mua si një të dyshuar.

A do pranoja unë që pjesëtarët e kësaj strukture të më nxirrnin nga makina, të më vinin tytën e pistoletës në kokë, të më ulnin në gjunjë, të më çonin duar prapa shpinës, të më kontrollonin në çdo pjesë të trupit dhe më pas të më bastisnin makinë?

Jo, absolutisht jo! Ky do të ishte fundi im, i dinjitetit tim. Do reagoja me çdo formë të mundshme, edhe sikur të isha në pafuqi fizike për shkak të pabarazisë me palën tjetër. Mos vallë kjo do t’i jepte shkak strukturës së PD-së që ta zbrazte karikatorin mbi mua?!

Në këtë rast, cila palë konsiderohet në kushtet e vetëmbrojtjes, ata që më heqin mua lirinë, apo unë që dua të fitojë lirinë prej një strukture kriminale?

Cilët janë ata që dyshojnë se unë kam para me vete? Po, unë kam para, sepse kam tërhequr rrogën mujore nga banokomati dhe po e çoj në shtëpi. Duhet t’u jap llogari për rrogën time, vetëm sepse një strukturë kriminale, me trurin sa një kokërr gruri, aludon se unë ato lekë i kam për të blerë vota?!

Si mund të jem unë konformist në një situatë të tillë, dhe kur them unë, kam parasysh çdokënd tjetër në Shqipëri që do ndodhej në një rrethanë të tillë.

Pas deklaratave të Xhelalit të Zi, vrasja e doktor Xhuvanit në Elbasan tashmë dihet se cilët ka autor. Ata vijnë nga SHQUP-i i Lulzim Bashës, pa miratimin dhe mbrojtjen politike të të cilit askush nga ish-policët, pjesë e kësaj strukture, nuk do mund të ishin pjesë e saj.

Duhet të kesh një siguri të fortë politike e juridike dhe një premtim se pas zgjedhjeve ju, anëtarët e strukturës kriminale, do të jeni drejtorë policie në qarqet e Shqipërisë, ajo që i bën këta anëtarë kaq të zellshëm në marrje jete vetëm nga një dyshim i pa vërtetuar.

Shikoni rastin e vrasjes në Elbasan, se çfarë bëri anëtari kriminal i kësaj strukture. Pasi vrau doktor Xhuvanin, vrasësi nuk bëri gjestin më normal ku të mos largohej nga skena e krimit e t’i dorëzohej strukturave të Policisë së Shtetit, por pasi rrëmbeu një makinë bëri kilometra rrugë nga Elbasani në Tiranë për t’u dorëzuar në ish-repartin e tij.

Çfarë bëri ky ish-polic gjatë këtij itinerari? Cili jep garanci që ai gjatë kësaj kohë nuk u përpoq që të fshijë gjurmët e krimit. Ne kemi rastin e ish-komandantit të Gardës, i cili më 21 janar 2011, pikërisht sepse Policia e Shtetit nuk zbatoi urdhrin e prokurorisë për ta arrestuar atë, ai pati kohë që t’i ndërronte tytën armës së vetë.

Tashmë është e qartë se Partia Demokratike, e dëshpëruar nga humbja që e pret, po kalon në një fazë tjetër, shumë të rrezikshme, duke ngritur një shtet paralel me objektivin e qartë për të vrarë dhe frikësuar këdo që ajo dyshon se nuk është votues i saj.

Këtë filozofi ajo tashmë nuk po e përpunon më as në fshehtësi, sepse i ka plasur fare cipa dhe e thotë me mburrje në çdo tubim elektoral apo konferencë shtypi. Le të shërbejë kjo gjë si një kambanë alarmi për të gjithë shqiptarët që më 25 prill do t’i drejtohen kutive të votimit. Nuk duhet t’ua japim shansin për t’i rikthyen në pushtet këta që mburren me vrasje të pafajshmish, që nuk kanë brejtje ndërgjegje, që vijojnë ta thonë fare hapur që do i vijojmë ekzekutimet pa gjyq në çdo rrugë e rrugicë.

Të nderuar votues shqiptarë! Me votën tuaj mos ua jepni mundësinë që nesër t’i kemi qeveritarë Gazbardhët e Xhelalzinjtë, e as drejtorë policie Paplekët që “vetëmbrohen” nga viktima e tyre. Demokracinë dhe Fashizmi e keni një ditë larg./ Tema

Related Posts

Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili
Kryesore

Tragjedi në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij, 4- vjeçarja ndërron jetë

09/08/2026
Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe
Kryesore

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë
Kryesore

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh
Kryesore

Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh

08/08/2026
Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë
Kryesore

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

08/08/2026
Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh
Kryesore

Zjarr mes Golemit dhe Progonatit, digjet një sipërfaqe prej rreth 3 heketarësh

08/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Me shkop bejzbolli dhe dorezë metalike në makinë, arrestohet i riu nga Ksamili

Tragjedi në Ksamil, babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij, 4- vjeçarja ndërron jetë

09/08/2026
Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al