Pas shkarkimit të Elton Ismailit disa ditë më parë si drejtor i spitalit të Përmetit, në vend të tij është emëruar Rustem Keko.
Mësohet se ai është një mjek që vjen nga radhët e komunitetit egjiptian. Sikundër është raportuar ditë më parë, Ismaili u shkarkua me firmë të ministrit të Shëndetësisë, për shkak të pjesëmarrjes në fushatën elektorale.
Ai mban gjithashtu postin e kryetarit të LSI-së për Përmetin. Shkarkimi i tij ishte i radhës në serinë e shkarkimeve të njerëzve të LSI-së në qarkun Gjirokastër.
Kujtojmë që me herët u shkarkua Ediola Braha nga posti i drejtoreshës së spitalit në Tepelenë. Më pas u shkarkua Krenar Kulla, drejtori i spitalit të Gjirokastrës, për të vijuar me shkarkimin e drejtorit të Postës Shqiptare në Tepelenë, Florian Dajka etj nëpunës të administratës që ishin përfshirë në fushatën elektorale.
Këto shkarkime janë një goditje e madhe për LSI-në në qarkun Gjirokastër pasi humbet kështu ndikimin tek qindra njerëz që Kulla, Braha dhe Ismaili kishin në varësi në spitalet që drejtonin. Ky kontigjent njerëzish ishin target grupi kryesor prej të cilëve LSI synonte të merrte vota, duke qenë se ushtronte presion për vendin e punës. Pritet që të tjera shkarkime të këtë brenda këtyre ditëve.
/ArgjiroLajm.net/









