Në qarkun Gjirokastër ka përfunduar procesi i dorëzimit të të gjitha kutive të votimit pranë KZAZ-ve. Policia ka shpërndarë për mediat një njoftim të shkurtër. “Në qarkun Gjirokastër përfundoi pa asnjë problem dorëzimi i kutive dhe materialeve zgjedhore dhe punonjësit e policise kanë marrë proces verbalet e dorëzimit në rregull të kutive”, thuhet në njoftimin e policisë.









