• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Letër publike nga Flamur Golemi

23/06/2017
Letër publike nga Flamur Golemi

Nga Flamur Golemi, kandidat për deputet i PS-së, qarku Gjirokastër.

Fundi i një fushate dhe fillimi i një rrugëtimi historik për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam.

Të nderuar miq,

Në përfundim të kësaj fushate elektorale dëshiroj të ndaj me ju një mesazh të rëndësishëm. Shfrytëzoni këto dy ditë që kanë mbetur, për të folur me çdo njeri që ende nuk është i vendosur për kë do të votojë. Flisni me këdo që mendon se vota e tij nuk ka rëndësi. Të mos votosh nuk është zgjedhje. Kush nuk voton mban anën e gabuar dhe çdo votë që nuk shkon tek zgjedhje më e mirë, është një votë që ndihmon zgjedhjen më të keqe.

Çdo votë që nuk shkon tek Partia Socialiste, është një shans i humbur dhe Shqipërinë e kthen pas. Ne nuk duam të kthehemi pas në Shqipërinë e vitit 2013 dhe as të bëjmë eksperimente me parti si LSI-ja që pushtetin e shohin vetëm si qëllim në vetvete dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Në këto 4 vite PS ka udhëhequr reforma të rëndësishme për vendin. Gjirokastra ka njohur investime si kurrë më parë. Jemi në një moment historik. Që të vazhdojmë reformat dhe investimet PS ka nevojë për një mandat të dytë qeverisës dhe çfarë është më e rëndesishmja, të udhëheqim të vetëm.

Prandaj na duhet një mbështetje si asnjëherë më parë. Në këto 4 vite kemi bërë shumë, por jo aq sa duhet dhe sa kemi nevojë. Por shumë më shumë do të humbasim nëse kthehemi pas. Ashtu siç luftuam dhe fituam betejën për Vettingun, ashtu do të fitojmë betejën me korrupsionin, papunësinë dhe shumë sfida të tjera me të cilat përballet vendi.
I bëj thirrje edhe mbështetësve të PD-së apo LSI-së. Nuk ju ftoj të bëheni me patjetër socialistë, të hiqni dorë nga partitë tuaja, por ju ftoj në një votë kuqezi për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën Kryeministër. Votoni me mendje dhe jo me zemër ap thjesht tifozllëk partish. LSI nuk do të jetë më në pushtet pas 25 qershorit. As PD nuk fiton dot kësaj radhe, prandaj vota për to është një votë e çuar dëm.

Unë do të jem deputeti i të gjithëve siç kam qenë mjeku i të gjithëve. Unë nuk do të largohem nga Gjirokastra pasi të bëhem deputet. E kam pasur këtë mundësi më herët për t’u larguar, por jo. Kam zgjedhur të jetoj dhe punoj në këtë qytet. Siç ju kam shërbyer si mjek, pas 25 qershorit do t’ju shërbejë edhe si deputet. Unë nuk jam në politikë për t’u bërë politikan, por e shikoj këtë angazhim si një mjet për të zgjidhur problemet tona të përbashkëta. Kam vizionin, dëshirën dhe vullnetin për të qenë zëri i Gjirokastrës në Parlamentin e Shqipërisë. Nuk do ta tradhtoj kurrë besimin tuaj, nuk do të shkel kurrë mbi fjalët me të cilat kam dalë para jush për të kërkuar votën.

Unë mendoj se Gjirokastra nuk duhet të jetë më streha politike e Vangjel Tavos, i cili ka 20 vjet në pushtet dhe nuk mban përgjegjësi. Vazhdon ende sot të dalë para qytetarëve dhe të premtoj. Modeli i tij se si bën pazare me vendet e punës në administratë në këmbim të votës, është diçka që unë e refuzoj me përbuzje. Të njëjtën gjë ju kërkoj të bëni edhe ju. Vangjel Tavo e ka mbyllur ciklin e tij si deputet, e ka humbur shansin të jetë zëri i Gjirokastrës në Parlament. Nga ana tjetër, Tritan Shehu kërkon thjesht të marrë një mandat sa për të shtyrë 4 vite që të dalë në pension. Nuk i duhet Gjirokastrës një deputet i tillë. I refuzoni të dy me votë.

Unë dua të punoj për Gjirokastrën, qytetin ku jetoj e punoj, ku kam vendosur të rriten fëmijët e mi. Më ndihmoni të jemi bashkë në këtë përpjekje historike. Nëse jemi bashkë, asgjë nuk na ndal. Votoni vetëm Partinë Socialiste të Shqipërisë, numrin 2 në fletën e votimi. Faleminderit që më keni hapur dyert, që më keni dëgjuar dhe më keni mbështetur. Ky është fundi i një fushate të jashtëzakonshme dhe fillimi i një rrugëtimi historik për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam.

Sinqerisht,

Flamur Golemi

 

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al