Dy raste të blerjes së votave janë zbuluar nga Policia e Gjirokastrës.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal ndaj dy personave, një 57-vjeçar dhe një 30-vjeçar.
Si 57-vjeçari D.A., ashtu edhe 30-vjeçari F.K. akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.