• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

12 vjet burg për të riun nga Tepelena, plagosi policin në aksionin antikanabis

25/06/2017
12 vjet burg për të riun nga Tepelena, plagosi policin në aksionin antikanabis

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtor 22-vjeçarin Halil Shyti nga Tepelena, i cili akuzohet për plagosjen e një efektivi të Policisë. Sipas vendimit të Gjykatës, Shyti u gjet fajtor për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”’, mbetur në tentativë dhe dënimin e tij me 16 vjet burgim. Po ashtu, i riu u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, duke u dënuar me 4 vjet burgim. Gjykata e ka gjetur fajtor të riun edhe për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe dënimin e tij me 6 muaj burgim. Në total, 22-vjeçari u dënua me 18 vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i riu do të vuajë përfundimisht 12 vjet burg. Ndërkohë, para togave të zeza, i pandehuri Halil Shyti ka shprehur pendesë të thellë për kryerjen e këtyre veprave penale dhe ka kërkuar mëshirë nga Gjykata për të dhënë një dënim sa më të butë.

Ngjarja

Halil Shyti, 22 vjeç, u gjykua nga Krimet e Rënda për sulmin ndaj policisë verën e vitit të kaluar, gjatë një aksioni antikanabis në fshatin Krahës të Tepelenës. Gjithçka ka nisur pas zbulimit të një lidhjeje të paligjshme të energjisë që përdorej për pompat e ujit në 4 parcela me drogë. Gjatë këtij operacioni, njëri nga efektivët, Adriatik Hoxha është ndeshur përballë me Shytin, i cili pasi e ka kërcënuar ka qëlluar menjëherë me çifte në drejtim të tij. Efektivi i policisë është ulur në gjunjë, duke vendosur dorën para fytyrës dhe nga e shtëna e armës ai u plagos në trup nga katër saçma. Halil Shyti kërkoi gjykim të shkurtuar që në seancën e parë të gjykimit të tij.

Ai pretendonte se ishte i punësuar nga një bashkëfshatar i tij për të ruajtur parcelat e mbjella me kanabis. Në funksion të hetimeve, gjykata ka dhënë masën e arrestit në mungesë ndaj Albano Ramajt ende i kërkuar nga policia. Ka dyshime se ai ishte pronari i parcelave me 1300 rrënjë kanabis dhe kishte punësuar aty edhe dy pjesëtarë të familjes Shyti. Për plagosjen e efektivit të policisë, i riu është shprehur se ishte në efektin e drogës, ndërsa përjashtoi bashkëpunimin me persona të tjerë. Në këtë ngjarje u arrestua edhe Luan Shyti, babai i 22-vjeçarit. Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën, pasi nuk rezultoi të ketë qenë i pranishëm në vendngjarje./shekulli

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

17/09/2026
Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al