Procesi i numërimit të votave në Gjirokastër nuk ka nisur ende.
Të dhënat e fundit thonë se ka përfunduar dorëzimi u kutive të votimit në KZAZ-në e Gjirokastrës të Dropullit dhe të Libohovës.
Por procesi i numërimit s’ka nisur ende në asnjë prej KZAZ-ve, pasi është kërkuar një pushim i vogël prej numëruesve.
Pritet që në mesnatë të fillojë numërimi.
S’ka raportime për incidente.