• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përse teoritë konspirative e simbolizojnë hënën e përgjakur si fundin e botës

26/05/2021
Përse teoritë konspirative e simbolizojnë hënën e përgjakur si fundin e botës

Mund të duket shprehja më qesharake e ditëve tona, aq herë sa është përsëritur, ama konspiracionistët kanë frikë se Hëna e përgjakur e 26 majit mund të simbolizojë atë që ne e njohim si fundin e botës. Eklipsi i parë i plotë në dy vjet do të jetë i dukshëm në Oqeanin Paqësor, Azi, Australi dhe në pjesë të madhe të Amerikës. Siç shkruan Daily Star, Hëna do të marrë ngjyrë të kuqërremtë, ashtu siç parashikohet në Bibël, kur të vijë “dita e tmerrshme e Zotit”. Besimi në fenomenin natyror mori një jetë të re në vitin 2013 kur disa ministra të krishterë sugjeruan që “tetrad” mund të sillte fundin e botës.

Sipas John Hagee dhe Mark Blitz, fundi i botës “tetrad” është një seri prej katër eklipsesh që ndodhin brenda kornizës kohore të festave hebraike, me gjashtë hëna të plota në mes. Në vitin 2013 Hagee parashikoi: “Në dy vitet e ardhshme, do të shohim diçka dramatike që do të ndodhë në Lindjen e Mesme dhe që përfshin Izraelin, i cili do të ndryshojë rrjedhën e historisë në Lindjen e Mesme dhe do të ndikojë në të gjithë botën”. Blitz shton se të gjitha këto shenja, që vijnë së bashku në një kohë, janë potencialisht sinjalet kulmore që Zoti po mbyll këtë kapitull të historisë njerëzore.
“Kjo mund të jetë thirrja e fundit përpara Mundimit të Madh të përmendur në Bibël. Zoti, gjithmonë ka dashur të paralajmërojë popullin e tij dhe pjesën tjetër të botës, para se të ndërhyjë. Çfarë mënyre më të mirë për të komunikuar me ne sesa përmes gjuhës universale të shenjave qiellore që flasin me çdo fis, gjuhë dhe komb?”
Profecia që ka frymëzuar ide të tilla është kur Pjetri citon profetin Joel 2: 30–31 duke thënë: “Dhe unë do të tregoj mrekulli në qiej dhe në tokë, gjak dhe zjarr dhe shtylla tymi. Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit”. Megjithatë, komplotistë të tjerë e argumentojnë se Hëna e përgjakur ishte parathënë nga Libri i Zbulesave, i cili flet për tërmete të mëdha, dielli duke u bërë i zi dhe hëna “duke u bërë si gjak”. Ndryshimi i ngjyrës së hënës ndodh për shkak të një efekti të njohur si shpërndarja Rayleigh i cili shkaktohet nga hëna që zhytet në hijen e Tokës gjatë eklipsit. Një pjesë e ndriçimit nga dielli do të arrijnë në Hënë, por rrezet e diellit do të përkulen dhe shpërndahen nëpër atmosferën e Tokës, duke filtruar brezat jeshile dhe vjollcë të spektrit të dukshëm. Ky efekt, i cili i bën perëndimet e diellit në portokalli dhe qiellin blu, do ta bëjë hënën të duket e kuqe. Pretendimet e Hagee dhe Blitz që vendosën Izraelin dhe Lindjen e Mesme në qendër të apokalipsit simbolik, janë hedhur poshtë nga astronomët, studiuesit biblikë dhe teologët.

Related Posts

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
Shkencëtarët kërkojnë 22 miliardë paund në vit për të ftohur planetin/ Nga krijimi i reve artificiale te rikthimi i akullit në Arktik, planet ambicioze kundër ngrohjes globale – Balkanweb.com – News24

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prishtina shkëputet në krye, Drenica ndal Dritën – Balkanweb.com – News24

Prishtina shkëputet në krye, Drenica ndal Dritën – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
“Perandoria Messi”, argjentinasi “mbret” jo vetëm në fushën e lojës

E papritur, Messi drejt rikthimit në Argjentinë

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al