Pritshmëritë e LSI për të dalë forcë e parë janë përmbushur plotësisht për një shtresë të caktuar të elektoratit shqiptar, të paraburgosurit. Nga procesverbali i kutisë së votimit në paraburgimin e Sarandës, rezultoi se u hodhën gjithsej 28 vota ditën e Dielë.
27 prej tyre qenë për LSI, 1 e pavlefshme dhe vetëm 1 për Partinë Socialiste. Rezultati është i habitshëm. Një shpjegim mund të jetë që paraburgimi është i mbushur me njerëz të LSI, që kanë shkelur ligjin dhe janë arrestuar në masë nga policia.
Një shpjegim tjetës mund të jetë se të paraburgosurit janë bindur pas arrestimit, se partia që i përfaqëson më mirë është LSI.
Duke ditur luftën e ashpër PS-LSI, mund ta merret me mend presioni ndaj të paraburgosurit që votoi një mandat të dytë për Rilindjen.