• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gulen akuzohet se organizoi grusht shteti në Turqi, agjentët i arrestojnë dhe riatdhesojnë nipin

31/05/2021
Gulen akuzohet se organizoi grusht shteti në Turqi, agjentët i arrestojnë dhe riatdhesojnë nipin

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë kanë ndërmarrë një aksion në të cilin kanë arrestuar dhe riatdhesuar nipin e Fethullah Gulen, kundërshtarit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ankaraja e akuzon, Fethullah Gulen, predikuesin mysliman, i cili jeton në SHBA, për organizimin e përpjekjes për grusht shtet më 2016, që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Që nga viti 2016, Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me Gulenin. Duke cituar burime brenda organeve të sigurisë, Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, njoftoi se Selahaddin Gulen u soll në Turqi nga agjentët e inteligjencës turke.

Nuk është bërë e ditur se në cilin vend është arrestuar ai. Agjencia publikoi një fotografi të të dyshuarit me pranga në duar. Anash tij ishin vendosur dy flamuj të Turqisë. Raportet nuk ofruan informacione nëse operacioni i agjentëve të inteligjencës ishte bërë në marrëveshje me vendin ku është arrestuar nipi i Gulenit. Selahaddin Gulen akuzohet se i përket “organizatës terroriste FETO”, përshkrimi i përdorur nga Ankaraja për lëvizjen e Fethullah Gulen.

Gulen, i cili jeton në Pensillvani të SHBA-së, këmbëngul se udhëheq një rrjet paqësor të bamirësive dhe kompanive dhe mohon çdo lidhje me përpjekjen për grusht shteti më 2016. Erdogan dhe Gulen dikur kanë qenë aleat.Ndërsa sot, Erdogan thotë se Gulen është udhëheqës i një grupi “terrorist” i cili synon të rrëzojë qeverinë turke. Që prej grushtit të shtetit të dështuar më 2016, Turqia ka “riatdhesuar” dhjetëra njerëz të akuzuar se i përkisnin rrjetit të Gulen, veçanërisht në Ballkan dhe Afrikë.

Rrëmbimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë, nga agjentët turq, më 2018 nxiti një krizë politike në vendin e Ballkanit, duke çuar në shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të inteligjencës. Në Turqi, që nga viti 2016, më shumë se 140,000 punonjës të sektorit publik, përfshirë mësuesit dhe gjyqtarët gjithashtu janë shkarkuar ose pezulluar për lidhje të dyshuara me Gulenin./REL

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Eliminimi nga Liga e Konferencës, mbrojtësi i Partizanit përfundon në Francë

Rënia e Partizanit në 13 vite, të kuqtë me rekordin më negativ që pas rikthimit në elitë

03/05/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje

ABISSNET SUPERIORE, FINAL FOUR/ Pas javës së “mrekullive” vetëm një ekip përfiton, si ndryshon renditja te pretendentët për titullin

03/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al