• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

07/11/2026
Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

Stavro Pilo, me një lëvizje që të kujton më shumë një anësor sulmues sesa një mbrojtës, shënoi për AEK-un kundër Real Madridit, ashtu siç kishte bërë edhe ndaj Manchester Cityt. Dy ndeshje, dy gola, kundër dy gjigantëve të futbollit, Manchester Sitit dhe Real Madridit, nga mbrojtësi i majtë i AEK-ut, Stavro Pilo, i cili dikur luante si anësor sulmues.

Rruga e një futbollisti drejt suksesit kërkon punë të palodhur dhe shpesh është e mbushur me kthesa dhe momente vendimtare që ndryshojnë rrjedhën e jetës së tij.

Në rastin e Stavro Pilos, historia duket si një skenar filmi. Nga fushat e Rodosit dhe akademitë e të rinjve në Janinë, ai përfundoi duke veshur fanellën e AEK-ut dhe duke jetuar ëndrrën e suksesit ndërkombëtar, duke marrë ftesën për të përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë dhe duke shënuar në Champions League.

Roli i familjes në rrugëtimin e tij

Stavro Pilo ka lindur më 10 dhjetor 2000 në Rodos, ku disa vite më parë ishin vendosur prindërit e tij, të cilët e kanë origjinën nga Dropulli. “E gjithë jeta ime ka qenë me familjen time pranë. Falënderoj prindërit e mi. Ndonjëherë dëgjon gjëra dhe është e vështirë. Prindërit e mi janë heronj”, kishte thënë ai vitin e kaluar pas ndeshjes së AEK-ut me Fiorentinën.

 

Të mërkurën në mbrëmje, pas ndeshjes me Real Madridin dhe pasi u shpall MVP, ai deklaroi: “E thosha se një ditë do ta fitoja edhe unë çmimin MVP, me punën që bëj. Ia dedikoj nënës sime, e cila është gjithmonë pranë meje dhe më ka mbështetur.”

Bashkë me vëllain në të njëjtën skuadër dhe mbiemri

Futbolli ishte pjesë e pandashme e përditshmërisë së familjes së tyre, pasi babai i tij ishte marrë aktivisht me këtë sport. Nuk është rastësi që si Stavroi, ashtu edhe vëllai i tij, ndoqën të njëjtën rrugë. Vëllai i tij më i vogël, Aleksios, ka kaluar tek AEK B dhe aktualisht luan për Trikallën, ndërsa në moshë më të vogël kqenë bashkë me mbrojtësin e AEK-ut në akademitë e PAS Janinës.

 

Madje, në disa ndeshje miqësore, vëllezërit patën mundësinë të luanin në të njëjtën formacion, duke mbuluar të dy krahët e mbrojtjes. Sa i përket mbiemrit të lojtarit, në fanellën e tij me Kombëtaren, si edhe në ndeshjet e AEK-ut në Europë, ai shkruhet “Pilo”, pikërisht ashtu siç përcaktohet në pasaportën e tij shqiptare. Sipas kuadrit zyrtar, në Shqipëri emrat e grekëve regjistroheshin në dokumentet zyrtare në formë të “shqipëruar” dhe pa mbaresën -s, duke bërë që të krijohej forma “Stavro Pilo”.

Anësori sulmues që admironte Marselon

dhe Robertsonin Hapat e parë në futboll i bëri duke luajtur në fushat e lagjeve të Rodosit. Deri në moshën 13-14 vjeç, ai luante ekskluzivisht si anësor sulmues, me prirje ofensive dhe duke admiruar lojtarë si Marselo i Real Madridit dhe më vonë i Olimpiakosit, si dhe Andrej Robertson i Liverpulit dhe tashmë i Totenhemit.

Zhvendosja e familjes në Janinë ndryshoi gjithçka

Në moshën 13-vjeçare u regjistrua në akademinë lokale “Elpides Janinash”, ndërsa shumë shpejt talenti i tij tërhoqi vëmendjen dhe ai u bashkua me ekipet e moshave të PAS Janinës (U17). Me sugjerimin dhe rekomandimin e trajnerit të atëhershëm të ekipit të parë, Janis Petrakis, futbollisti i ri u zhvendos nga krahu i sulmit në pozicionin e mbrojtësit të majtë.

Edhe pse Petrakis u largua përpara se Pilios të debutonte, ai ishte njeriu që besoi fort te aftësitë e tij dhe hodhi bazat për pozicionin që do ta kthente Pilo në një futbollist të konsoliduar në futbollin profesionist.

Konsolidimi në futbollin profesionist dhe AEK-u

Në vitin 2018 firmosi kontratën e parë profesionale me PAS Janinën. “Pagëzimi” i shumëpritur në futbollin profesionist erdhi në sezonin 2019-2020, nën drejtimin e Argjirijis Janikisit, në kategorinë e dytë, ndërsa sezonin pasardhës mori minuta edhe në elitën e Super League. Në vitin 2021, për të fituar më shumë minuta në këmbë, u huazua te Iraklisi, ku pati një paraqitje të shkëlqyer, duke luajtur sipas nevojës edhe si anësor sulmues ose në qendër të mesfushës. Pas kthimit te PAS Janina me më shumë përvojë, zhvillimi i tij vazhdoi me ritme të shpejta.

 

Në moshën 23-vjeçare bëri hapin e madh në karrierë, duke firmosur me AEK-un dhe duke veshur fanellën verdhezi. Përtej futbollit, Stavro Pilo është i apasionuar pas basketbollit, i pëlqen të shikojë filma në kohën e lirë, ndërsa deklarohet edhe tifoz i Arsenalit. Kulmi i deritanishëm i karrierës së tij erdhi me ftesën nga ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo. Mbrojtësi 25-vjeçar u bë futbollisti i shtatë i lindur në Greqi që zgjedh të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë, duke konfirmuar se përkushtimi, përshtatshmëria dhe puna e palodhur mund t’i shndërrojnë ëndrrat e fëmijërisë në një realitet të shkëlqyer.

Related Posts

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së – Balkanweb.com – News24
Sport

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
Jemi gati për maksimumin – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndeshja ndaj Elbasanit, tekniku i Vllaznisë: Jemi gati për maksimumin

07/11/2026
Jemi gati për maksimumin – Balkanweb.com – News24
Sport

Jemi gati për maksimumin – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24
Sport

Dy miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

07/11/2026
Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24
Sport

Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
Serie A/ Como në super formë sfidon kampionët, Inter në avantazh në përballjet direkte
Sport

Serie A/ Como në super formë sfidon kampionët, Inter në avantazh në përballjet direkte

07/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

Nga fushat e Rodosit, në MVP ndaj Real Madridit/ Historia e Stavro Pilos si një… skenar filmi

07/11/2026
Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së – Balkanweb.com – News24

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e AC Milan vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al