Tekniku i Vllaznisë, Csaba Laszlo tregoi këndvështrimin e tij para takimit të kampionatit ndaj Elbasanit.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Në situatën që jemi ne, për momentin nuk ka asgjë të lehtë. Marrim çdo ndeshje seriozisht. Nuk ka lidhje kush është kundërshtari ynë, kam respekt për secilin prej klubeve. Normal që kur luan në shtëpi, kryesorja është që të marrim 3 pikët. Kampionati shqiptar është mjaft i balancuar, ekipet janë mjaft afër njëri-tjetrit, e shikoni tabelën e klasifikimit.
Nuk mund të thuash kurrë se sot mund të jetë ndeshje e lehtë, duhet 100% fokus në çdo ndeshje. Në pjesën e parë në Korçë nuk ishim mendërisht në 100% e duhur, u rikthyem në pjesën e dytë. Morëm 1 pikë të rëndësishme në transfertë, që na duhet. Shpresojmë të fitojmë nesër.
Shpresojmë të fitojmë këtë ndeshje dhe të tjerat në vijim. Për natyrën time, çdo ndeshje e njëjta. Dua që atë që bëjmë në stërvitje, me entuziazëm, sjellje dhe përqëndrim, të jemi edhe në këtë ndeshje. Nëse arrijmë që nga minuta e parë deri në fund me këto, kemi një mundësi të mirë për fitore”,







