Mirela Kumbaro ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video nga momentet e fundit të numërimit të votave në Përmet dhe shpalljes së rezultateve.
Ajo falenderon kolegët e PD-së dhe LSI-së për bashkëpunimin dhe kulturën përmetare deri në deri në çastin e fundit, si dhe për besimin që i dhanë njeri-tjetrit se në çdo rast do të jemi bashkë për Përmetin dhe përmetarët.
“Dhe siç ma tha shumë bukur një përmetar i mençur në facebook, Elvis Vito, tani “do ta fillojmë aty ku e lamë”, shkruan Kumbaro në Facebook.
Në video ka edhe një detaj tjetër, momenti emocionues kur Kumbaro përqafohet me bashkëshortin e saj, gazetarin e njohur Aleksandër Furxhi.