• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shorti i Champions League, Interi kokë grupi, buzëqesh edhe Juvja

02/06/2021
Shorti i Champions League, Interi kokë grupi, buzëqesh edhe Juvja

Pas emocionove të mëdha që na ka dhuruar Champions, ka ardhur moment që të mendohet për edicionin e 67-të të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, që do të nisë me paraeliminatoret e 8 gushtit dhe do të marrë formë më 26 gusht me shortin e fazës me grupe.
Inter-i kampion i Italisë është kokë serie, Milan që “kthehet në shtëpi” pas 7 vitesh do ta nisë nga vazo e katërt, ndërsa Juventus dhe Atalanta do të jenë respektivisht në vazon e dytë dhe të tretë.
VAZO 1: Atletico Madrid, Manchester City, Inter, Bayern Munich, Lille, Sporting Lisbona, Villarreal, Chelsea
Fitoret befasuese në atdhe të Lille, Sporting Lisbone dhe Atletico Madrid dhe triumfi në finalen e Europa League i Villarreal kanë revolucionarizuar vazon e parë, ku përfshihen fitueset e dy kompeticioneve europiane dhe fituesit e 6 (7) kampionateve kryesore europiane.
Skuadra e Emery nuk është kualifikuar nëpërmjet kampionatit, kështu që është bërë skuadra e pestë spanjolle e Champions-it falë triumfit në Gdansk. Falë fitores së Chelsea-t ndaj City-t, londinezët janë bërë skuadra e tetë e vazos, me Zenit, kampion i Rusisë, që ka përfunduar në vazon e tretë.
VAZO 2: Real Madrid, Barcellona, Juventus, PSG, Liverpool, Sevilla, Manchester United, Borussia Dortmund
Në vazon e dytë është Juventus dhe për bardhezinjtë duket se është një avantazh, sepse do të shmangin disa prej gjigantëve të futbollit europian: Real Madrid, Barcellona, Liverpool, PSG, Manchester United, Sevilla dhe Borussia Dortmund.
Lajme të mira për bardhezinjtë, por duhet bërë kujdes sepse në vazo janë tre skuadra spanjolle dhe dy angleze: një situatë që, duke parë se nuk lejohen përballjat e skuadrave të të njëjtit vend në fazën me grupe, mund të dërgojë në grupin e Juventus njërën mes Manchester City (ose Chelsea) dhe Atletico Madrid.
VAZO 3: Ajax, Leipzig, Atalanta, Porto, Zenit
Për momentin janë vetëm pesë skuadra të sigurta dhe mes këtyre është edhe Atalanta, që nuk do të kthehet sezonin e ardhshëm në Amsterdam për të sfidiar Ajax-in. Në lojë për vazon e tretë dhe të katërt janë Besiktas, Dinamo Kiev dhe Brugge.
VAZO 4: Milan, Wolfsburg
Milan do të kthehet në Champions pas 7 vitesh dhe do ta nisin nga vazo e fundit, kështu që Pioli-n e pret sigurisht një grup ferri (edhe pse është shpresa që të peshkohet Sporting, Lille ose Villarreal nga vazoja e parë).
Bashkë me kuqezinjtë, për momentin, në këtë vazo është vetëm Wolfsburg, që kthehet në Europë gjashtë vite nga hera e fundit.
Kalendari
Shorti
26 gusht 2021: faza me grupe
13 dhjetor 2021: 1/8 e finaleve
18 mars 2022: çerekfinale dhe gjysmëfinale
Faza me grupe
14/15 shtator 2021: java e parë
28/29 shtator 2021: java e dytë
19/20 tetor 2021: java e tretë
2/3 nëntor 2021: java e katërt
23/24 nëntor 2021: java e pestë
7/8 dhjetor 2021: java e gjashtë
Faza me eliminim direkt
15/16/22/23 shkurt dhe 8/9/15/16 mars 2022: 1/8 e finaleve
5/6 dhe 12/13 prill 2022: çerekfinale
26/27 dhe 3/4 maj 2022: gjysmëfinale
28 maj 2022: finale (do të luhet në Saint Petersburg Stadium)

Related Posts

VIDEO/ PSG “fluturon” në finalen e Champions, barazim i hidhur në Mynih për Bayern
Sport

VIDEO/ PSG “fluturon” në finalen e Champions, barazim i hidhur në Mynih për Bayern

06/05/2026
VIDEO/ PSG kryeson në pjesën e parë ndaj Bayern, skuadrat dhurojnë spektakël në Champions
Sport

VIDEO/ PSG kryeson në pjesën e parë ndaj Bayern, skuadrat dhurojnë spektakël në Champions

06/05/2026
“Luajtëm për të fituar dhe jo për futboll të bukur”, trajneri i Elbasanit: Sot gjithçka ishte “zjarr”, jam i lumtur
Sport

Humbja ndaj Bylis, trajneri i Elbasanit: Na mungoi fati dhe pasi i fundit

06/05/2026
Gjysmëfinalja e Champions, formacionet e Bayern dhe PSG
Sport

Gjysmëfinalja e Champions, formacionet e Bayern dhe PSG

06/05/2026
Superiore, skuadra e katërt që siguron matematikisht Final Four
Sport

Superiore, skuadra e katërt që siguron matematikisht Final Four

06/05/2026
Abissnet Superiore/ Mbyllet java e 35-të, fitojnë Egnatia, Tirana & Bylis
Sport

Abissnet Superiore/ Mbyllet java e 35-të, fitojnë Egnatia, Tirana & Bylis

06/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sting: T’u lësh fëmijëve pasuri pa punuar është një formë abuzimi

Sting: T’u lësh fëmijëve pasuri pa punuar është një formë abuzimi

06/05/2026
VIDEO/ PSG “fluturon” në finalen e Champions, barazim i hidhur në Mynih për Bayern

VIDEO/ PSG “fluturon” në finalen e Champions, barazim i hidhur në Mynih për Bayern

06/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al