Nuk ka fitues në Franchi me Juven që del me një pikë nga transferta përballë Fiores pas barazimit 2-2. “Zonja e Vjetër” vijon sezonin me ulje-ngritje të forta, por këtë herë kjo pikë nuk është për t’u hedhur poshtë, në një kohë kur ekipi vjollcë kaloi dy herë në avantazh. Spalletti u trondit që në start ku në minutën e 4-ët, Pellegrino me kokë tundi rrjetën gjatë zhvillimeve të një goditje këndi.
Më në fund, “thyen akullin” edhe Woltemade, me sulmuesin gjerman që gjeti golin e tij të parë në Serie A, i shërbyer pastër nga Kolo Muani në minutën e 32-të. Historia ishte e njëjtë edhe në fraksionin e dytë, ku Fiore gjeti sërish avantazhin në minutën e 53-të ku pas një rrëmuje në zonë, Njie arriti të dërgojë topin në rrjetë.
Siç është bërë tashmë traditë, Spalletti hodhi në fushë Zhegrovën dhe Alabejgovic, por për të zgjidhur hallet e tij mendoi Bremer me kapitenin që barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 66-të pas një goditje të saktë me kokë. Juve jo vetëm që nuk arriti të përmbyste rezultatin, por ishim me fat ku në minutën e 82-të Dragusin me kokë gjeti golin, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për faull në sulm.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2, një “X” i drejtë në sytë e Spallettit: “E marrim në shtëpi këtë barazim me gjërat e mira dhe gjerat e këqija. Reaguam mirë gjatë këtij takimi, por vijojmë të kemi të njëjtin problem, nuk arrijmë të konkretizojmë disa situata shumë të thjeshta”, u shpreh Spalletti. Pas javës së 11-të, Juve e sheh veten në vendin e 7-të në kuotën e 18 pikëve.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







