3 pikë për të përforcuar pozitat në krye, për të mbajtur larg Real Madrid. Barça triumfon 2-1 me përmbysje përballë Atletico Madrid, një sukses jashtëzakonisht i rëndësishëm në një ndeshje shumë të vështirë e cila nisi “zjarr” ku brenda pak minutash ekipi i Simones flirtoi në të paktën dy raste të pastra me golin e avantazhit, ku vlen të theksohet goditja e traversës me kokë nga Pubill. Një minutë më vonë, Barça reagoi me Pedrin, ku goditja e mesfushorit u përplas në traversë.
Ritmi i lojës ishte fantastik dhe në minutën e 10-të Julian Alvarez futi një top të pastër në zonë, aty ku Giuliano Simeone i pa shqetësuar e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Atletico ishte superiore në fraksionin e parë ku Lee-Kang dhe Julian Alvarez tentuan të gjenin golin e dytë, por portieri Joan Garcia bëri pjesën e tij. Barça u zgjua dhe me kalimin e minutave fitoi terren në fushë dhe pas disa përpjekjeve në minutën e 45-të Fermin Lopez me një goditje të saktë dhe të shpejtë brenda në zonë barazoi shifrat në 1-1.
Ritmi i lojës nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë ku goditjes në distancë të Lamine Yamal iu përgjigj Alvarez me një parabël të bukur, por pa gjetur kuadratin. Në mbrëmjen ku Raphinha nuk ishin në formë, ai që bëri heroin për Barçën ishte Fermin Lopez, me sulmuesin spanjoll që konvertoi në gol një assist nga Yamal. “Dopjeta” e tij rezultoi një 3 pikësh për Barçën që shkëputet në krye të La Liga në kuotën e 33 pikëve, 3 më shumë se Real Madrid, me ekipin e Mourinho-s që përballë Valencia siguroi fitoren e 8 radhazi.
Pas ndeshjes, Hansi Flick kapet fort pas 3 pikëve: “Goli i barazimit përpara përfundimit të pjesës së parë ishte shumë i rëndësishëm. Mendoj se Atletico ishte superiore në fraksionin e parë, por në të dytën përmirësuam. Mendoj se në përgjithësi e merituam këtë fitore. Jam i lumtur, arritëm të merrnim një tjetër trepikësh dhe gjithçka është perfekte”, u shpreh Flick.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






